Filmi nga Koreja e Jugut – bëri historinë në ndarjen e çmimeve Oscar

Filmi “Parasite” nga Koreja e Jugut, është fitues i çmimit për filmin më të mirë, duke u bërë kësisoj filmi i parë që nuk është në anglisht por që mori çmimin Oscar në këtë kategori.

Filmi shkëlqeu në ceremoninë e 92-të të ndarjes së çmimeve Oscar, që u mbajt në Teatrin Dolby në Kaliforni.

Me katër çmime Oscar, ai la prapa filmin e nominuar në disa kategori, “1917”, i cili fitoi tre çmime.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në kategoritë tjera, Renee Zellweger fitoi çmimin për aktoren më të mirë për portretizimin e Judy Garland në filmin Judy.

Swiss Digital Mobile Reklama
Renee Zellweger
Renee Zellweger

Laura Dern është fituese çmimit për aktoren më të mirë në rol dytësor për rolin e saj në filmin, Marriage Story.

Laura Dern
Laura Dern

Joaquin Phoenix, fitoi çmimin për rolin në filmin Joker.

Joaquin Phoenix
Joaquin Phoenix

Brad Pitt fitoi çmimin për rolin më të mirë në rol dytësor në filmin, Once Upon a Time in Hollywood.

Brad Pitt
Brad Pitt

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?