Filmi rus mbërrin në Berat

Në Berat, në kuadër të vitit të kinematografisë ruse në bashkëpunim me Ambasadën Ruse në Tiranë, agjencinë federale “Rossotrudniçestvo” dhe Shoqatën e Miqësisë “Shqipëri-Rusi” u zhvillua ceremonia e çeljes së ditëve të filmit rus.

Kryetari i degës së Beratit të Shoqatës, Miltiadh Bode, përshëndeti të pranishmit duke folur për marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Rusisë dhe kontributin e Shoqatës në zhvillimin e tyre.

Anëtari i Shoqatës, Xhovan Kajana, mbajti një leksion për kinematografinë sovjetike dhe atë bashkëkohore ruse duke shfaqur kuadrot nga disa filma.

Drejtoresha e Qendrës kulturore “Margarita Tutulani”, ku zhvillohet shfaqja e filmave, Arisa Toska, nënvizoi rëndesinë e aktiviteteve të tilla për kuptimin më të mirë dhe afrimin e popujve të të dyja vendeve.

Kurse përfaqësuesi i agjencisë “Rossotrudniçestvo”, Dmitrij Krasakov, në intervistën për kanalin televeziv “Onufri” tregoi për perspektiva të bashkëpunimit kulturor dhe humanitar me Berat.

Gjatë një jave në Berat do të shfaqen disa filma sovjetike dhe bashkëkohore ruse, ndër të cilat janë “Ne jemi nga e ardhmja”, “Oficerët”, “Agimet e qeta” dhe të tjera.

SHKARKO APP