Fitoi mandatin e deputetit, Kastriot Piroli vijon takimet me banorët në Kurbin
kandidati për deputet i PD-së në qarkun e Lezhës, Kastriot Piroli i cili e fitoi mandatin në zgjedhjet e 25 prillit, nuk i ka reshtur takimet me banorët e zonës së Kurbinit. Ashtu siç dhe kishte premtuar gjatë fushatës elektorale, Piroli dhe kreu i PD-së në Kurbin, Behar Haxhiu janë prezantuar me shqetësimet e banorëve. Më të theksuara janë rastet e familjeve që janë dëmtuar banesat nga tërmeti, ndaj dhe kërkojnë ndërhyerje të institucioneve.
Dëmet e shkaktuara nga rënja e tërmetit të 26 nëntorit 2019, në zonën e Kurbinit, janë të konsiderueshme, ende familje ndodhen të strehuara në kontinierë, madje dhe çadra, dhe presin rindërtimin e banesave. Të tjera familje jetojnë në kushte të vështira nga papunësia, dhe të ardhurat janë minimale, nga ajo e ndihmës ekonomike.
Piroli dhe Haxhiu, u thanë banorëve se do të apelojnë institucioneve për mbështetje, reagimi i tyre kundrejt qeverisë nuk do të reshtë, deri në zgjidhjen e problemeve të tyre.
”Kemi premtuar dhe do të mbetemi mbështetje e juaja”, janë përgjigjur banorëve, Piroli dhe Haxhia dy krerër e opozitës në Kurbin. Sipas tyre takimet do t’i paraprijnë dhe në vijim me banorët e Kurbinit, një fakt i tillë kurrë nuk ka ndodhur pas zgjedhjeve.