Fituesi i Eurovizion 2017 shtrohet në spital në gjendje të rëndë

Gjendja shëndetsore e Salvador Sobral, fituesit të “Eurovizion 2017” është përkeqësuar. Këngëtari është shtruar në gjendje të rëndë në spital për shkak të problemeve me zemrën. Siç është raportuar në revistën portugeze TV7 Dias, 27-vjeçari është shtruar urgjentisht në spital dhe është në pritje të transplantit të zemrës. Organet e tij jetësore mbahen në funksion me anë të pajisjeve mjeksore dhe monitorohet 24 orë në 24, duke pritur një donator. Pak ditë më parë 27-vjeçari njoftoi lajmin e keq për fansat e tij. Fituesi portugez i edicionin te fundit të Eurovizionit, zbuloi në kanalin YouTube se do të merrte pushim në karrierën e tij muzikore për një periudhë të papërcaktuar kohore. “Nuk është më sekret për asnjë që gjendja ime shëndetsore nuk është e mirë. Unë do të bëhem më mire, por nuk e di se kur. Do të jap një koncert të fundit dhe shpresoj që ky vendim të jetë i përkohshëm”, tha Salvador në video. Gjatë provave të Eurovizionit, ai zëvendësohej nga motra e tij dhe arriti të fitojë vendin e parë me këngën Amar Pelos Do.

SHKARKO APP