Fituesja e Çmimit Nobel për Paqe i bashkohet rrjetit social, Twitter

Malala Yousafzai i është bashkuar rrjetit social Twitter. Yousafzai është fituese e Çmimit Nobel për Paqe, ndërsa dje në Twitter ka shkruar, “Përshëndetje Twitter”, duke u bërë ky shkrimi i saj i parë në këtë faqe internet. Ajo tutje vazhdoi, “Sot është dita ime e fundit e shkollës ndërsa dita e parë në Twitter”. 19 vjeçarja menjëherë filloi të ketë ndjekës të cilët mbështesin punën e saj në luftë për arsimimin e vajzave. Yousafzai fitoi Çmimin Nobel për Paqe në tetor të vitit 2014, duke u bërë fituesja e parë më e re në histori. Ajo ishte vetëm 11 vjeçare kur filloi të përkrah arsimimin e vajzave duke folur në intervista të ndryshme televizive.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?