Flaka Krelani në bashkëpunim me Panchon

Ajo është një prej këngëtareve, e cila gjithmonë veçohet për vokalin si dhe stilin ne muzikë. Pas shumë angazhimeve në mbrëmje muzikore dhe show televiziv, këngëtarja Flaka Krelani shumë shpejt do të sjellë projektin e saj më të ri muzikor. Do të jetë një bashkëpunim me një reper shqiptar dhe këngëtarja KTV-së i ka thënë se këtë e cilëson si projekt shumë të veçantë. “Është një projekt, për të cilin kam punuar shumë. Është shumë i veçantë për mua dhe për këtë kisha dashur që mos të zbuloj shumë detaje. Mund të them vetëm se jam duke e xhiruar videoklipin dhe se kënga do të publikohet gjatë këtij muaji”, është shprehur këngëtarja për emisionin Express të KTV-së. Kënga është në bashkëpunim me reperin Pancho.

SHKARKO APP