FOTO/ Banorë e turistë firmosin peticionin: Tomorri, Park Kombëtar

Disa ditë pas zbardhjes së vendimit të gjykatës Administrative, që refuzoi vendimin e Këshillit të Ministrave për shpalljen e malit të Tomorrit zonë të mbrojtur, banorë të Beratit, vizitorë madje edhe turistë të huaj vijojnë të firmosin peticionin kundër vendimit të Administratives.

Nga dita e shtunë dhe aktualisht janë mbledhur qindra firma pro mbrojtjes së vlerave natyrore të malit të Tomorrit, miratuar me vendim qeverie si Park Kombëtar.

Të angazhuar në mbrojtjen e pasurive natyrore, krahas promovimit të atraksioneve turistike janë edhe të rinjtë e Smile Albania, në qarkun e Beratit, në guidën e të cilëve, mali i Tomorrit është nga më të frekuentuarit dhe me interes gjithnjë e në rritje për tu vizituar nga turistët.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?