FOTO/ E pabesueshme! Maradona kërkon që të burgoset e bija e tij, ja arsyeja pse…!

Diego Armando Maradona befason sërish botën e futbollit.

Këtë radhë çështja është brenda familjes së tij, pasi El Pibe de Oro ka kërkuar dënim me burg për të bijën e tij, Giannina, për shkak të një çështjeje gjyqësore, që ai kishte me ish-bashkëshorten e tij.

Image

Diego Maradona me ish-gruan e tij, Claudia Villafane dhe dy vajzat, Dalma Nerea dhe Giannina Dinorah në festivalin International Cannes Film Festival në vitin 2008 (Getty Images)

Maradona e kishte denoncuar ish-bashkëshorten e tij për një vjedhje të mundshme prej 3.8 milionë eurosh gjatë martesës.

Sipas avokatit mbrojtës të Maradonës, Giannina kishte udhëtuar drejt Uruguajit për të sistemuar këtë shifër dhe ta bënte të rregullt nëpërmjet disa lëvizjeve bankare.

Ndërkaq, vetë Giannina ka reaguar ndaj kësaj manovre të të atit nëpërmjet rrjeteve sociale. Në një prej postimeve të saj në Twitter, Giannina shkruante se babai i saj dhe avokati i tij e dinë, ku ta gjejnë për të diskutuar, për të dhënë më pas një tjetër mesazh me tone disi më pajtuese.

“Babain tim e kam falur për veprime më të këqija dhe këtë po e bëj edhe në këtë rast. Nga larg i shpreh të gjithë dashurinë dhe mirënjohjen time, pasi falë tij mund të bëj zgjedhjen time se çfarë njeriu dua të jem”, thekson Giannina.

Image

SHKARKO APP