FOTO/ Flasim për pelikanë, por shikoni sa flamingo ka në Nartë

Vazhdon censusi i peikanit në Lagunën e Nartës në Vlorë. Nga numërimi i shpendëve rezultuan 17 pelikanë të cilët qëndronin të qetë në habitatin e tyre.

Por, specialistët njoftuan se përgjatë argjinaturës, u vrejtën edhe disa lloje shpendësh te tjerë ujorë si më poshtë:

Flamingo (Phoenicopterus roseus) -1100 individë
Kryekuqe e mjeme (Aythya ferina) – 2 individë
Sqepbiza (Recurvirostra avosetta) – 1 individ
Kukuvajka (Athene noctua) – 1 individ
Shqipja e Kënetës (Circus aeruginosus) – 2 individë,
Garkulli (Merops apiaster) – 1 individë
Dallëndyshja Bisht-Gërshërë (Hirundo Rustica) – 6 individë
Dallëndyshja kërbishtbardhë (Delichon urbicum) – 5 individë
Dervishi (Galerida Cristata) – 1 individ
Pupëza (Upupa hepops) – 1 individ
Sorra (Corvus corone) – 3 individë
Dallëndyshe e zakonëshme e detit (Sterna hirundo) – 10 individë
Pulëbardha shpinëzezë (Larus fuscus) – 2 individë
Vrapuesi gushëbardhë(Charadrius alexandrinus)- 8 individë
Kalorësi (Himantopus himantopus) – 2 individë

SHKARKO APP