FOTO/ Një jetë e re lindi si rreze drite, mjekë e infermierë të Urgjencës së Beratit mesazh të fortë qytetarëve: Qëndroni në shtëpi!

Një jetë e re ka lindur në Berat në këto ditë të vështira që po kalon Shqipëria nga frika e përhapjes së koronavirusit. Si një rreze drite e jete të re që mposht vdekjen, drejtoresha e Spitalit Rajonal Berat, mjekja gjinekologe, Edlira Shkëmbi, ka postuar sot në faqen e saj lindjen e një fëmije.

Fotoja është bërë në Repartin e Gjinekologjisë nga vetë mjekja Shkëmbi, menjëherë pas lindjes së bebes. Si drejtoreshë e Spitalit Rajonal Berat, ku prej një muaji është përshtatur edhe një ambient karantinimi që fatmirësisht nuk është përdorur asnjëherë, mjekja Shkëmbi ka postuar në faqen zyrtare të Spitalit Rajonal Berat edhe foto ndërgjegjësimi për situatën e krijuar në vend.

Me pankarta në duar, mjekë, infermierë dhe punonjës të Repartit të Urgjencës u kanë kërkuar qytetarëve beratas të rrinë në shtëpi dhe të respektojnë masat mbrojtëse për të ndihmuar veten dhe të tjerët.

SHKARKO APP