Fotoja që po “çmend” rrjetin/ Vendoset një objekti i pazakontë para Kuvendit të Serbisë

Në qendër të Beogradit është vendosur një objekt i çuditshëm. Është rreth katër metra i lartë dhe i ndriçuar me rreth 1500 llamba ari, ndërsa simbolika e tij është shumë më e thellë sesa duket.

Duke gjykuar nga fotoja që po përhapet në rrjetet sociale, duket se fqinjët tanë po e zbukurojnë sheshin e kryeqytetit të tyre me një objekt talljeje.

Sigurisht, dekorimi i pazakontë në metropolin serb i ngjan një penisi dhe, siç duket, nuk është as i rastësishëm, transmeton Gazeta Express. Arkitekti dhe artisti Andrej Josifovski, i njohur si Pianisti, e bëri ndërtoi këtë nga armatura dhe llambat prej ari, duke e quajtur atë “Mbaje dritën” dhe duke e vendosur përpara Kuvendit të Serbisë të premten.

Swiss Digital Desktop Reklama

Objekti, i ngritur si pjesë e një projekti që ai simbolikisht e quajti “E Premtja e Artë”, është bërë nga tela të ngjashëm me ato që shihen në dekorimet e Vitit të Ri në parqe, por në formën e një penisi të madh që ndriçon.

Swiss Digital Mobile Reklama

“E gjithë kjo u bë në frymën e veprimeve në shkallë të gjerë të ngritjes së monumenteve, burimeve, prerjes së pemëve, shkatërrimit të arkitekturës, ndotjes së lumenjve… Lista është e gjatë, dhe kjo është kandidatura për kryetarin e vetëm të vërtetë të këtij qyteti”, shpjegoi Andrej Josifovski.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?