Fotoja që ”provokoi” 1.200 komente, ja reagimi i Ramës (FOTO)

Kryeministri Edi Rama, dje postoi një foto në facebook, nën ”logon” e ”Fotos së ditës”. Kaq ka mjaftuar dhe komentet për foton e Ramës ulur në një motor policie të Austrisë, të mos pushojnë.

Janë afro 1.200 komente për këtë foto, por kreu i qeverisë ju ka kthyer përgjigje vetëm dy komenteve. Dhe tek të dyja komentet, Rama ka lënë një ikonë, e qeshur me lot.

Komenti nr 1. ”Tamam si kur ke zbrit nga Kamza e po bën foto te Sheshi Skëndërbej”.

Komenti nr 2. ”Eeee dikur në alpinet bënim foto para 15 katshit dhe pozonim fix kështu, katunarinë e kemi në gen”.

/Koha Jonë/

SHKARKO APP