Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 08:02 Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik Ndërprerjet e planifikuara të energjisë në Ukrainë kanë nisur që në tetor, ndërsa Rusia ka intensifikuar sulmet ndaj rrjetit energjetik. Në Kiev disa familje…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Fqinji abuzon seksualisht me 33-vjeçarin, nëna: Kur pamë videon na u errën sytë

Magazinë E hënë, 10 Shkurt 2020 15:30
Fqinji abuzon seksualisht me 33-vjeçarin, nëna: Kur pamë videon na u errën sytë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

“Historia ime”, në Tv Klan solli ditën e sotme historinë e pazakontë të një nëne, e cila kërkon drejtesi, pasi i biri me probleme të shëndetit mendorë është bërë pre e një abuzimi seksual nga fqinji.

Në studio, Mira ka treguar se prej 33 vitesh ajo kujdeset për djalin e saj dhe ngjarja e cila ka ndodhur në Prill të vitit të kaluar ka shënjuar jetën e djalit, por edhe të gjithë familjes.

Gruaja rrëfen se i biri është abuzuar seksualisht nga një burrë 60 vjeç, i cili ka pasur poshtë shtepisë së tyre një bar kafe. Ajo e mori vesh ngjarjen nga rrjetet sociale, kur pa një video të publikuar, në të cilën i biri ishte abuzuar seksualisht prej fqinjit.

Nuk mundi ta shihte videon e plotë, madje edhe sot refuzon ta shohë atë. Gruaja ka bërë rrëfimin në polici, por personi është zhdukur që prej asaj dite që video u bë publike.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mirela Milori: Çfarë ndodhi në Prill të vitit të kaluar?

Mira: Ne ishim në shtëpi, ishte ora 9 e mëngjesit, na marrin nga Italia në telefon, kishte ardhur çupa ime dhe po pinim kafe. Hape i thotë çupës Facebook-un tha. Po çfarë ka tha ajo? Po hapeni, hapeni! Kur e hapëm dhe pamë djalin, na u errësuan sytë, nuk pamë tjetër çfarë kishte. Ngelëm tani dhe nuk dinim ku të vinim. Na thotë shko dhe gjeje atë, shkoj unë tek lokali i tij me çupën.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Mirela Milori: Ta sqarojmë pak, në Facebook ishte hedhur një video?

Mira: Në fillim fotografi dhe ne në moment menduam mos ishte ndonjë, kanë bërë siç tallen ndonjë foto. Edhe po shikoheshim të dyja në sy, po ku të vinim, se na u errën sytë dhe nuk pamë kush ishte poshtë këtij. Kur më vonë na thanë, shkoni se është filani dhe është video. Neve videon nuk e kemi parë dhe as nuk do ta shikoj deri sa të vete pranë burrit atje, se nuk e shikoj dot. Ata që e kanë parë thonë që nuk shikohet. Unë se kam parë dhe nuk dua ta shikoj.

Mund t'ju interesojë

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

10 Nëntor 2026, 07:06
Elektricist humb jetën në Dibër, shtylla e zuri poshtë

Elektricist humb jetën në Dibër, shtylla e zuri poshtë

5 Nëntor 2026, 13:50
“Ka kaluar pak kohë”: Pritje heroike për britanikun pas 28 vitesh ecje rreth botës

“Ka kaluar pak kohë”: Pritje heroike për britanikun pas 28 vitesh ecje rreth botës

2 Nëntor 2026, 15:02

Mirela Milori: Video është e rëndë! Ne e kemi videon dhe padiskutim as na shkoi mendja për ta transmetuar, por për ta verifikuar rastin. Mund t’ju them që video është e rëndë. E njihnit personin?

Mira: E njihnim posi!

Mirela Milori: Kishte një lokal pranë shtëpisë suaj?

Mira: Po!

Mirela Milori: Djali ishte i pavetëdijshëm? Kishte pirë?

Mira: Nuk e di. E marr ndonjëherë dhe i them, se nuk dua t’ja kujtoj shumë!

Mirela Milori: Një burrë në moshë të madhe, duke përfituar nga gjendja e djalit ka bërë veprime të turpshme me të dhe ju shkoni në lokalin e këtij zotërisë?

Mira: Vajti çupa po bërtiste. Si s’të vjen turp? Të të vijë rëndë? Ti t’ja bësh djalit këtë? Ai ngeli! Ishte edhe e motra banakiere dhe i vëllai kamarier. Edhe doli ai tha, çfarë kini dhe gjoja i ra të fikët të vëllait, sikur nuk dinte gjë që i vëllai bënte këto gjëra. Na morën ne dhe dolëm përjashta, na erdhi keq se njerëz jemi. Jo do ta vras tha ime bijë. Në të njëjtën kohë që e morëm vesh ne, e mori vesh dhe policia. Policia vajti pastaj në spital mori diagnozën e djalit, më lajmëroi dhe mua, vajtëm në polici. Kur vajtëm ne, ai që në moment, prandaj e bënë atë zvarritje, dolën jashtë që ai të fshiheshe dhe është fshehur.

Mirela Milori: Ai ka ikur nga qyteti, nuk dihet se ku është?

Mira: Nuk e dimë, atje në qytet edhe e kanë parë, fshihet, del. Nuk e di?

Mirela Milori: Në polici çfarë të thanë? Çfarë mase arresti u vendos për të?

Mira: Është shpallur në kërkim thanë! Ai mbase e ka joshur dhe ai thotë siç e kam pyetur unë, çfarë i them të keqen mamaja. Ai ka vajtur mbi 3-4 herë. Më jepte cocacola dhe para se të dilte kishte një si dhomë dhe më thoshte mos dil këtej, por dil nga kjo dhoma këtej. Atje nuk e di se me çfarë e ka gënjyer.

Më tej Mira thotë se djali është i traumatizuar, nuk del asgjëkundi dhe rri vetëm me të.

Mira: S’del asgjëkundi vetëm me mua rri. Po të dalë deri aty kthehet prapë në shtëpi, ndonjëherë më thotë: Kot që rroj.

Etiketat e lidhura

abuzimi seksualfqinji
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik
Para 56 minutash

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik

Shembja e një ndërtese në Brooklyn: dy të vdekur dhe 19 të plagosur
Para 57 minutash

Shembja e një ndërtese në Brooklyn: dy të vdekur dhe 19 të plagosur

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë
Para 2 orësh

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Më të lexuarat

1 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 12 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 15 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 17 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.