Freskim dhe ulje e temperaturave, ja zonat ku reshjet e shiut do të jenë me një intesitet më të lartë
Rreshjet e shiut që prej ditës së djeshme kanë qenë prezente në sasi të konsiderueshme në të gjithë territorin shqiptar. Në një lidhje direkte për Ora News meterologia e Meteoalb, Adiola Bani bëri të ditur se kjo situatë pritet të vijojë gjatë gjithë javës.
“Kemi patur reshje të konsiderueshme në territorin shqiptar mesatare dhe intesive të cilat kanë sjellë edhe problematika në zonat urbane. Presim që kjo situatë të vijojë deri në mesditë kur moti do të përmirëosohet gradualisht dhe rreshjet do të vijojnë të mbeten prezente dhe do të jenë në sasi më të pakët se reshjet që kanë rënë mbrëmë gjatë natës, por edhe mëngjesin e ditës së sotme.
Presim që dita e mërkurë të sjellë reshje lokale në territorin shqiptar kryesisht në zonat veriore dhe qëndrore dhe shumë më pak presim në jug të territorit. Dita e enjte në orët e mesditës dhe gjatë natës duke u gdhirë dita e premte pritet të kemi fuqizim të vranësirave të cilat do të sjellin reshje të konsiderueshme në territorin shqiptar edhe pse nuk do të jenë në intestitetin e reshjeve të djeshme”
Zonat më problematike pritet të jenë
“Zonat më problematike do të jenë zonat jugore dhe juglindore të teritorit, Vlora, Saranda, Gjirokastra”
Vetëm në fundjavë do të shohim një përmirësim të kushteve të motit dhe reshjet pritet të jenë në sasi të vogla. Sa i përket temperaturave do të kemi një zbritje me 5 ose gradë celsius.
“Fundjava do të sjellë përmirësim të kushteve të motit pavarësisht reshjeve që do të mbeten prezente do të jenë në sasi shumë të paktë. Sa i përket temperaturave të ajrit kemi patur freskim gjatë mëngjesit presim edhe gjatë mesditës duke bërë që maksimumi të jetë jo më shumë se 20 gradë celsius. Ndërsa, e mërkura dhe në vijim presim rënië gjatë mëngjesit dhe freskim duek zbritur në zonat malorë në 5 ose 4 gradë celsius”
“Përsa i përket javës së ardhshme presim të kemi qëndrueshmëri të motit , kryesisht do të kemi kthjellime. Një ose dy ditë do të kemi prezencë të vranësirave dhe reshjeve të pakta në teritorin. Sa i ëprket temperaturave do të jenë tipike të muajit tetor.”