Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 08:02 Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik Ndërprerjet e planifikuara të energjisë në Ukrainë kanë nisur që në tetor, ndërsa Rusia ka intensifikuar sulmet ndaj rrjetit energjetik. Në Kiev disa familje…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Frrok Çupi zëvendëson avokat Ngjelën: Amerika do të shpallte PD-në dhe LSI-në, Hamas dhe Hezbollah, dmth terroristë

Magazinë E premte, 18 Dhjetor 2020 13:36
Frrok Çupi zëvendëson avokat Ngjelën: Amerika do të shpallte PD-në dhe LSI-në, Hamas dhe Hezbollah, dmth terroristë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ditë edhe më të vështira po vijnë. Koronavirusi, sa vjen dhe po i trondit edhe më tej mendjet e shquara njerëzore.

Është pikërisht, analisti i njohur i emisionit të zonjës Eni, i dëshiruari për të qenë ambasador i Shqipërisë në Vatikan, por që  siç thonë, nuk e ka pranuar Ilir Meta, vetë zotni Frrok Çupi, që në emër të vetë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shpjegon prapaskenat e ethshme të katastrofës, që do t’i ndodhte PD-së dhe LSI-së, nëse do të vazhdonin protestat e dhunshme.

Ja fjalët që derdh zotni Frrok Çupi për gazetën “Fjala”, lidhur me këtë problem:

–Shtetet e Bashkuara iu kanë bërë me dije dy partive (PD-LSI) se edhe një shkrepëse po të ndezin në bulevard a mbi institucione, atëherë do të shpallen celula të  dhunës. Por a e dini çfarë do të thotë kjo? – pyet, fill pas pyesjes së gazetares, Frrok Çupi dhe ashtu si avokati, po vetë përgjigjet:

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

– Ata të të dy partive e dinë shumë mirë, sepse e njohin mirë aromën e pushtetit: Që në atë moment PD do të quhej Hamas dhe LSI- Hasbullah, për shembull.

Pas këtyre deklaratave shumë të forta, ku zotni Frrok Çupi, e bashkon opozitën shqiptare me grupet terroriste, sigurisht që pritet edhe reagimi urgjent i ambasadores Yuri Kim, për vërtetësinë e këtyre fjalëve, thjesht për faktin, që ajo kohët e fundit, ka marrë trajtat e policit të medias online. Shquhet në këtë policim, veçanërisht media Lapsi.al, ku ambasadorja herë pas here, i tërheq fort veshin dhe po herë pas here, Lapsi.al, kthen përgjigje, duke e rikthyer veshin në pozicionin fillestar.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

PS. Që të mos lodheni më shumë, me arsyetimet tona, meqë jemi edhe në prag festash, ju lutemi lexoni të plotë, pyetje-përgjigjen e parë, të zëdhënësit të parë, të avokat Ngjelës, vetë zotni Frrok Çupit!

Mund t'ju interesojë

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

10 Nëntor 2026, 07:06
Elektricist humb jetën në Dibër, shtylla e zuri poshtë

Elektricist humb jetën në Dibër, shtylla e zuri poshtë

5 Nëntor 2026, 13:50
“Ka kaluar pak kohë”: Pritje heroike për britanikun pas 28 vitesh ecje rreth botës

“Ka kaluar pak kohë”: Pritje heroike për britanikun pas 28 vitesh ecje rreth botës

2 Nëntor 2026, 15:02

Marrë nga TPZ.al. Rubrika satirike: “Tej e Këtej”

Intervista në Gazetën Fjala:

Vrasja e 25-vjeçarit Klodjan Rasha nga një punonjës policie solli reagime dhe protesta në vend, një protestë që zgjati gjashtë ditë, ku aktet e dhunës nuk munguan. Përse ndali kjo protestë, iu “sos durimi” të rinjve, apo policia mori masa të forta që ndaloi grumbullimet?

Ka disa arsye pse ‘protesta’ u fik shpejt, ndoshta shumë arsye. Një arsye, ndoshta kryesore, pse protesta nuk kishte frymëzim as kauzë. Si të thuash pse shuhet një zjarr që nuk ka as prush as shkarpa… Ata thanë se po protestonin për ‘vrasjen e Klodianit’…

Dhimbja e një vrasjeje, sidomos në ato rrethana, nuk është frymëzim për protestë. Ajo vdekje aq e dhimbshme, do të ishte frymëzim për procesion dhe amëshim, për miliona lule dhe qirinj, për qindra mijëra njerëz në shesh me heshtje e me ‘class stance’. Po kujt t’i thuash? Shoqëria jonë humbi edhe një rast për t’u ndarë nga ateizmi i këtyre që ndotën qytetin; kishte rast të manifestonte deontologjinë e mortjes dhe kodin tonë të lashtë të vdekjes. Po ja… Arsye tjetër është se këta, njëqind a dyqind vetë, i zunë ‘fronin’ popullit. Populli do të dilte të manifestonte Mesinë e vet. Por nuk lejuan popullin në fron,  dhe lëvizja do të mbaronte si flaka e kashtës.

Arsye e tretë e shuarjes është se prapa këtyre ‘protestuesve qëndrojnë fshehurazi dy partitë politike që kanë humbur pushtetin dhe e kërkojnë pa vota. Kjo dëshmoi se populli nuk ka më lidhje me ‘pushtetin e vjetër’. Ka edhe një arsye, që për mua është prezent fatmirësisht: Shtetet e Bashkuara iu kanë bërë me dije dy partive (PD-LSI) se edhe një shkrepëse po të ndezin në bulevard a mbi institucione, atëherë do të shpallen celula të  dhunës. Por a e dini çfarë do të thotë kjo?

Ata të të dy partive e dinë shumë mirë, sepse e njohin mirë aromën e pushtetit: Që në atë moment PD do të quhej Hamas dhe LSI- Hasbullah, për shembull. Dhe një arsye shumë e rëndësishme: Policia manifestoi forcën e duhur dhe profesionalizëm në mbrojtje të interesave të kombit.

Etiketat e lidhura

Frrok Cupi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik
Para 30 minutash

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik

Shembja e një ndërtese në Brooklyn: dy të vdekur dhe 19 të plagosur
Para 31 minutash

Shembja e një ndërtese në Brooklyn: dy të vdekur dhe 19 të plagosur

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë
Para 2 orësh

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Më të lexuarat

1 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 11 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 15 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 17 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.