Fshati ngrihet në protestë: Na mbytën hajdutët, policia hesht

Prej dy muajsh në fshatin Beline të Patosit po ka pasur vjedhje intensive.

Ndaj banorët janë mbledhur në protesta përpara prefekturës së Fierit. Ata shprehen se hajdutët u kanë marrë bagëti, pompa, motorë, makina. Një makinë është vjedhur përpara 10 ditësh dhe është gjetur në Fushë Krujë. Banorët u shprehën se policia po mbulon ngjarjen.

“Kemi denoncuar në polici por nuk është marrë asnjë masë. Kemi frike të rrimë në shtëpitë tona”,- thanë ata.

SHKARKO APP