Fshiji lotët, nanë!

Naten, kur kockat
shtrin ne krevat,
nana jeme mos u ligshto.

S’asht mire me kja naten!

Edhe pse poshte
nankreses tande
flene plage t’hapuna…
Mos kjaj!

Swiss Digital Desktop Reklama

Nekjoftese g’jujt
te dhembin
prej peshes s’kohes
e syte zgavra
t’jane ba jo vetem prej moshes
me co edhe mu nane
Kjajme bashke,
sic m’ke msu edhe me dasht’

Swiss Digital Mobile Reklama

Nana jeme
ti e din,
Na bashke jena msu
me e nda mallin
Bashke jena mesu
me e fsheh’ hallin
Bashke
jena mesu edhe me pi kafen
Si dikur, ne voter
kur m’ndizje zjarmin.

Bashke jena msu
me u pa gjate n’sy
e me i thane njena-tjetres
“Zot… ca kisha ba pa TY”!

Nana jeme ,
nigjo…
kur vetem t’mos jesh,
por vetem te ndihesh…
kur t’marresh me u cu
e me u kujdes per mu
pasi t’kesh fshi lotet
e kaperdi kocken…
Kujtohu shpirt..
Une jam brenda teje,
fetus i strukur
Gjithmone ne forme zemre…

Fshiji lotet nane
Se po s’i fshive ti
une
kam me t’i puth’…

(Albina Gjergji)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?