Fustanellat e Fanfara Tirana në RaiUno, sot në ora 21:00

U mbushen plot 15 vjet qe grupi muzikor Fanfara Tirana mbetet i vetmi produkt muzikor i nivelit te larte qe Shqiperia eksporton. Pjesemarres ne festivalet nderkombetare ku performanca do te ishte nje enderr per cdo artist, si Roskilde, Sziget, WOMAD, WOMEX e dhjetera te tjere si Festivali me i madh i leteratures ne bote ne Jaipur (Indi) apo turneu 2 javor ne Kine, festivaler me te medha ne Marok, Spanje, Gjermani, Hollande, Belgjike apo cdo vend ne Europe a me gjere qe ju shkon nder mend.

Sot ne mbremje, mbas performances te 1 Majit 2016 me kantautorin italian Max Gazzè ku dhuruan qeleshet e bardha publikut te Romes, do te shfaqen serish si te ftuar ne emisionin me te rendesishem te sezonit te televizionit shteteror RaiUno.
Uno, Due, Tre … Fiorella, eshte emisioni i jashtezakonshem me dy te shtuna (16 dhe 23 shtator) qe hap sezonin dimeror ne kanalin me te rendesihsem te Rai-t nen drejtimin e nje prej ikonave muzikore italiane te muzikes kantautorale, Fiorella Mannoia. “Djemte” e Fanfara Tirana do te shpalosin fustanellat e tyre te bardha dhe do te shoqerojne Fiorellen dhe Max-in ne performancen e tyre live. Hera e pare ne historine e Rai-t ku performon nje LIVE (nenvizojme LIVE) band shqiptar.

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=1ytHcV2JwO4&feature=youtu.be&ct=t%28FT_TGU_13_25_2013%29&mc_cid=93948c041d&mc_eid=ca15fd5150″ width=”560″ height=”315″]

Viti 2018 per Fanfara Tirana do te jete plot surpriza. Dy albume te reja nga te cilet volumi i dyte i Kabatronics me anglezet Transglobal Underground dhe bashkepunimi me gjeniun shqiptar te muzikes, kompozitorin, pianistin, kitaristin Robert Bisha.

Nderkohe mund ti shihni live ne Varshave ne 28 shtator ne Cross Culture Festival, apo ne Budapest ne Ritmo Festival ne 8 tetor sidhe ne Kaba 2.0 Festiv.al ne Korce qe do te anuncohet se shpejti.

SHKARKO APP