Futbollisti i kombëtares shqiptare bëhet baba për herë të parë (FOTO)

Futbollisti i kombëtares shqiptare të futbollit Ansi Agolli, është bërë baba për herë të parë.

Lajmin e ka ndarë me të gjithë ndjekësit e tij në rrjetet sociale, ku ka zbuluar një portret të ëmbël familjar, ndërsa shihet me të shoqen dhe djalin e tyre.

Ai ka zbuluar se është bërë me djalë, të cilin e kanë quajtur Blodin Brooklyn.

“Mirë se erdhe mes nesh biri im. Mami Rea dhe babi Ansi të duan shumë”, shkroi futbollisti duke dhënë lajmin e gëzuar.

SHKARKO APP