“Game of Thrones” shokon internetin: Ç’nuk shkon me fytyrën e Jon Snow-t?

Dje, HBO bëri të ditur datën e fillimit të sezonit të tetë të “Game of Thrones”, 14 prill, dhe publikoi një video ngacmuese që shokoi fansat e zjarrtë.

Game of Thrones | Season 8 | Official Tease: Crypts of Winterfell (HBO)

Sigurisht që më pas ndodhi ajo që pritej: Të gjithë nisën teoritë duke u bazuar te çdo detaj i mundshëm. Statuja e Jon Snow-t në Winterfell ngriti dyshime!

Sipas shikuesve syshqiponjë, statuja e Jon-it është e vetmja që është ndërtuar me bazë një karakter në moshën e pleqërisë. Arya dhe Sansa duken të reja.

Të gjithë nisën të mendojnë se Jon është i vetmi që mbijeton në fund të filmit.

Ok, ndoshta nuk është teori e saktë, por interneti ka të drejtë: Kushdo që bëri statujën e Jon-it e ka bërë të duket më i plakur se të tjerët.

SHKARKO APP