Gara për kreun e TKOB, 2 finalistët e zgjedhur

Josif Gjipali dhe Zana Çela janë dy emrat e propozuar nga Ministria e Kulturës për kreun e TKOB. Përzgjedhja e dy kandidaturave u bë nga shqyrtimi i gjashtë emrave nga komisioni i ngritur në Ministrinë e Kulturës që nga pasditja e të hënës.

Emrat e tjerë të përfshirë në listën 6 emërore ishin Josif Gjipali, Agim Hush, Kleanthi Gjika, Zana Çela, Ylber Gjini, Gëzim Xhaxhaj.

Dy propozimet do t’i dërgohen kryeministri Edi Rama nga ministrja Kumbaro. Zgjedhja e drejtorit të ri pritet të bëhet në mbledhjen e parë të qeverisë.

SHKARKO APP