Garë e fortë mes bukurosheve, ja modelet më të paguara të vitit 2016

Modelja braziliane Giesele Bundchen është radhitur në vend të parë në listën e modeleve më të paguara të vitit nga revista “Forbes”.

Me fitime prej 30.5 milionë dollarësh, 35-vjeçarja ka vazhduar të mbajë vendin e parë në këtë listë, e cila që nga viti 2002 kryeson falë kontratave të saj me Chanel, Carolina Herreran dhe Pantene. Shpirti i saj sipërmarrës gjithashtu ka shtuar në të ardhurat e saj edhe fitimet nga kompania e të brendshmeve dhe produkteve të lëkurës që posedon ajo. Në vitin 2015, Bundchen la pasarelat e modës pas 20 vitesh karrierë.

E dyta në listë me 10.5 milionë fitime është radhitur modelja po ashtu me origjinë nga Brazili, Adriana Lima. Fitimet e saj nga Victoria’s Secret dhe po ashtu kontratat me kompaninë Maybelline e kanë listuar atë të dytën.

Vendin e tretë e ndajnë modelet e famshme Kendall Jenner dhe Karlie Kloss me 10 milionë secila. Kendall Jenner, e cila është pjesë e “perandorisë” Kardashian, ka rritur të ardhurat e saj 150 për qind më shumë këtë vit sesa vitin e kaluar falë partneritetit me kompanitë Estee Lauder dhe Calvin Klerin.

Po ashtu edhe Kloss ka dyfishuar të ardhurat nga viti i kaluar, duke u cilësuar nga revista “Forbes” si modelja, e cila bën më së shumti fushata në krahasim me modelet e tjera në listë.

E re në këtë listë të krijuar nga “Forbes” është e preferuara e rrjeteve sociale Gigi Hadid. Me rreth 22 milionë ndjekës në Instagram revista “Forbes” tha se, kompanitë si Maybelline dhe Tommy Hilfiger janë të etur të paguajnë modelen Hadid, për të rritur klientelën e tyre.

Modelet  gjithashtu të famshme Cara Delevigne dhe Rosie Hutington – Whitley vazhdojnë të fitojnë para jashtë industrisë së modës. Karriera në aktrime e modeles Delevigne e radhit atë në vendin e 7-të të listës së modeleve më të paguara me 7 milionë dollarë të fituara, ndërsa Rose Hutington – Whitley ka ndarë vendin e 5-të me modelen Gigi Hadid me 9 milionë dollarë fitime.

Modelja britanike Kate Moss këtë vit është radhitur e 13-ta me 5 milionë dollarë të përfituara.

SHKARKO APP