Gazeta franceze 1881/ Zbulimi i fjalorit të shifrave që shërbente për korrespondencën e fshehtë të Abdyl Frashërit dhe arrestimi i shqiptarëve të Epirit

Nga Aurenc Bebja, Francë – 8 Maj 2021

“Journal des débats politiques et littéraires” ka botuar, të shtunën e 11 qershorit 1881, në faqen n°2, një shkrim mbi zbulimin e fjalorit të shifrave që shërbente asokohe për korrespondencën e fshehtë të Abdyl Frashërit dhe arrestimin e shqiptarëve të Epirit.

Image
Turqi.
Korrespondenca Politike merr nga Janina detajet e mëposhtme mbi arrestimet e fundit në Epir:

Swiss Digital Desktop Reklama

“Pas shtypjes së kryengritjes në Shqipërinë e Epërme, Dervish Pasha telegrafoi në Konstandinopojë se fjalori i shifrave për korrespondencën e fshehtë të Abdyl Frashërit kishte rënë në duart e tij dhe se shkresat e deshifruara zbuluan një komplot të vërtetë kundër sovranitetit të Portës dhe një marrëveshje midis shqiptarëve të Epirit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në të njëjtën kohë, Dervish Pasha kërkoi kompetenca të plota me qëllim arrestimin e Abdyl Frashërit dhe i dërgoi valit të Janinës një kopje të çelësit të shifrave përkatëse, me ndihmën e të cilës ai mundi të deshifronte dërgesat e gjetura në zyrat telegrafike dhe kështu të zbulojë bashkëpunëtorët.

Ai i ftoi këta të fundit, nëntë në numër, të vinin dhe të bisedonin me të në Prevezë. Ata e pranuan këtë ftesë, por menjëherë u arrestuan dhe u transportuan në bordin e një anije luftarake turke. Na sigurojnë se Porta synon t’i internojë ata në Bagdad.”
Burimi: Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?