Gazetari Fejzo Subashi: Një gjë është e sigurt, Z. Meta nuk e shet kurrë Vendin dhe Kombin….
Nga Fejzo Subashi -Një gjë është e sigurt, që Z. Meta, nuk e shet Vendin dhe Kombin….
Në qarqet mediatike, por edhe më gjerë, flitet dhe përflitet se Z. Ilir Meta, është i gatshëm dhe nuk heziton të fare, qëtë lërë kolltukun presidencial dhe të bëhet Kryeministër i Vendit mbas zgjedhjeve të dekretuara nga ai nē 25 Prill të Vitit 2021.
Megjithëse Z. Meta është në moshë të re, por nga ana tjetër është politikani më jetëgjatësinë më të gjatë në politikë, i cili e ka filluar politikën që në Vitin 90 dhe në Vitin 92 është zgjedhur për herëtë parë deputet. Mbas kësaj e deri më sot, ai nuk i është ndarë politikës, apo politika atij.
Nuk ka mbetur, kolltuk shtetari dhe pushtetari që Z. Ilir Meta të mos jetë ulur.
Vitalitetin, përkushtimin, ambicien, por dhe pjekurin e zotësinë politike, ai e ka treguar në të gjitha drejtimet, apo postet që ka pasur. Ai ka qenëdhe vazhdon të jetë aktor, thuajse në të gjitha marrëveshjet politike brenda kampit të tij, por dhe me kundërshtarët politik, i kudo i ndodhur, në mazhoranc, apo në opozitë. Gjithashtu, ai ka qenë faktor në të gjithë spektrin e valës politike, në të shumtën e marrëveshjeve politike, në këto tridhjetëvite,.
Gjithashtu Z. Meta, vazhdon të jetë një lider, aktor i klasës politike, ku qarqet diplomatike, miqtë dhe partnerët, si dhe organizmat ndërkombëtar, të cilët kanë marrëdhënie reciprociteti, besueshmërie dhe bashkëpunim të ndërsjellët me të.
Ilir Meta, si politikan dhe lojtar i lojës politike, jo vetëm qëështë aktor dhe autor i marrëveshjeve, por ai ka treguar me fakte se di tu përmbahetmarrëveshjeve dhe nuk i shkel. Këtë cilësi të tij në lidhje me marrëveshjet ai ka treguar se e mban edhe me qytetarët dhe anëtarësinë. Gjatë jetës së tij politike dhe jo në pak raste dhe jo nga individ tëveçantë, ai dhe forca e tij kanë marr kosto të madhe edhe politike, lidhur me papërgjegjshmërinëe mjaftë drejtuesve dhe specialistëve të cilët jo vetëm abuzonin me emrin e tij dhe të forcës politike, por edhe ja faturonin atyre bëmat e tyre.
Pra ai në fushën dhe lojën politike, vazhdon të jetë një nga lojtarët kryesor, me shumë peshë, përgjegjësi dhe përcaktues i saj.
Z. Meta, ka treguar se nuk pranon kurrë të zvarritet në lojën politike, ti servilet ndonjë force, apo të ulet në gjunjë liderëve, apo ndikuesve në politiken e Vendit tonë.
Ai tregoj, se nuk largohet si humbës pa dinjitet nga loja, pa bërë mirë llogaritë dhe mbi të gjitha, pa i konsoliduar objektivat e qëllimet e ambicieve dhe detyrimeve të tija politike.
Ai ka treguar qartë, se në politikë nuk është një nxënës, por një profesor i menaxhimit dhe drejtimit të saj, të cilën e ka treguar në shumë momente me fakte, ku realitetin e kësaj e tregon lëvizja që bëri ai në Vitin 2005.
Ishin momentet ku armata kryesore e politik bërjes, menduan se mbaroj epoka Meta. Në këtë moment ai e rinisi nga zero duke themeluar forcën e tij politike, ku nuk siguroj vetëm mbijetesën personale në politik, por krijoj një forcë që ndryshojë shumë raporte, si dhe tkurri në llogoret e tyre forcat kryesore dhe kampet politike.
LSI-ja e Metës, filloj jo vetëm të dominonte politikën, por të bëhetnjë rrezik real përtë dyja forcat e mëdha dhe kampet politike. Ai dhe forca e tij politike, i dhanë risi të tjera politikes, lojëssë saj.
Forcat kryesore tëpolitikes dhe liderët e saj, të cilat vazhdojnë edhe sot herëballë përball dhe herë mbas shpine, ta shikojnësi rrezikun dhe kundërshtarin kryesor të tyre Metën dhe forcën e tij politike.
Nga ana tjetër Z. Meta dhe forca e tij politike, ka qenë dhe vazhdon të jetë për kampet dhe forcat kryesorë tëpolitikës, jo vetëm “armiku” por dhe domosdoshmëria, mundësia dhe nevoja për të ardhur , apo për të mbajtur pushtetin. Meta dhe forca e tij politike, duke e ditur mirë si dëshirën dhe nevojën që kanë për të, por dhe “urrejtjen” ka ditur jo vetëm të luaj, por të mësoj shumë dhe tu bëjë ballë lojës dhe lojtarëve të kësaj fushe politike.
Pra i bëra këto shpjegime për faktin e madh se Z. Meta, jo vetëm nëcilësinë e Presidentit, është një politikan i arrirë, i përgjegjshëm dhe me përvojë, i cili ka jo vetëm energji, por ka mundësinë dhe detyrimin për tëqenë aktor dhe faktor edhe në zgjedhjet e 25 Prillit 2021, pse jo edhe për të bërë përsëri marrëveshje në lojën politike, gjithnjë në të mirë të Vendit, qofshin këto në interes të tij dhe LSI-së.
Meta, ashtu si gjithë klasa politike, është folur dhe përfolur dhe akuzuar nga njerëz të medias, kundërshtarët politike, në shumë drejtime. Unë nuk kam ndërmend, apo detyrime të marrë nëmbrojte Z. Meta, por as të marrë kaçilen e fiqve, apo shportën e karavidheve dhe të mbledh dhe të shpërndajë këto zhurma me apo të pa drejta në lidhje me figurën e tij apo të forcës politike. Institucionet janë aty, le t’ia faktojnë, provojnë dhe ta vënëpërpara përgjegjësie, por mos harrojmë se kundërshtarët dhe “armiqtë” politike më shumë me veprimet dhe marrëveshjet e tyre me Z. Meta dhe LSI-në, kanë treguar dhe vërtetuar të kundrën e kësaj gjullurdie dhe zhurme mediatike.
Përfundimisht, jo që nuk vë duart në zjarr, por nuk kam arsye përse, por një gjë e di mirë që dua ta them dhe ta theksoj në këtë opinion se:
Ilir Meta mund të ketë një mal me kusur dhe përgjegjshmëri si politikan kryesor në këto tridhjetë vite politik, por ai është i vetmi politikan dhe mbajtës i shumë kolltukëve të Shtetit dhe pushtetit, që ka treguar ndjesi, atdhetari, përkushtim patriotike ndaj Vendit dhe Kombit.
Ai mund të bëjë marrëveshje, pazare pulitke, por kurrë ai nuk mund të bëjë pazare, apo të shesë Vendin dhe Kombin. Ai mund të ketë jo një por mijëra karta për të luajtur në lojën politike, por kjo është karta e tij shumë domethënëse dhe e fortë.