Genc Tukiçi e Inva Mula bashkohen në Nju Jork

“Në këtë koncert do të jemi të drejtuar nga dirigjenti i shquar Bujar Llapaj, bashkë me Orkestrën Simfonike të Nju Jorkut” ka paralajmëruar Tukiçi, duke cekur prapë se është krenar që është shqiptar.

Do të jetë 26 marsi i këtij viti kur do të bashkohen orkestrimet e pianistit virtuoz Genc Tukiçi dhe zëri i të famshmes Inva Mula.

Një koncert në Town Hall në Nju Jork të Amerikës vjen me orkestrimet e Genc Tukiçit, mbi krijimet më të bukura patriotike shqiptare.

“Në këtë koncert do të jemi të drejtuar nga dirigjenti i shquar Bujar Llapaj, bashkë me Orkestrën Simfonike të Nju Jorkut” ka paralajmëruar Tukiçi, duke cekur prapë se është krenar që është shqiptar.

Derisa nuk janë dhënë më shumë detaje, pritet që së shpejti edhe biletat të dalin në shitje për këtë koncert shqiptar në qendër të kontinentit tjetër.

Town Hall është hapësirë me kapacitet prej 2 mijë personash. Tukiçi është pianist e kompozitor shqiptar.

Ndonëse jeton dhe punon prej 25 vitesh në Paris, lidhja shpirtërore dhe profesionale e Genc Tukiçit me Shqipërinë nuk është shkëputur, përkundrazi. Si dëshmi e kësaj vijnë të gjitha veprimtaritë artistike në të cilat ai ka qenë pjesëmarrës, duke bashkëpunuar me emra të rëndësishëm të artit shqiptar. / KultPlus.com

SHKARKO APP