”Gent Cakaj”, Malaj-Ramës: Fundi i zullumqarëve që kanë shitur vendin

Deputetja e LSI-së, Nora Malaj përmes një postimi në facebook, ka reaguar për debatin e krijuar nga mosdekretimi i Presidentit Meta të Gent Cakajt si Ministër të Jashtëm, Duke dënuar gjuhën e Ramës ndaj Kreut të Shtetit, Malaj thekson se Rama së bashku me Baton Haxhiun kanë shitur vendin. ”Kjo nuk është kriza e shqiptarëve, as e kosovarëve, po e atyre që janë të kapur. Ky është fundi i zullumqarëve dhe i atyre që patriotizmin e shesin pasi kanë shitur shpirtin dhe vendin”,-shkruan Malaj.

Postimi i plotë

Cili je ti kryeminister qe vendos standartin e dijes e padijes? Sapo Presidenti i vendit nuk dekretoi nje propozim te KM, duke u bazuar në argumenta dhe në fakte, filloj lufta dhe gjuha seksiste e KM, duke mos faluar askend dhe duke fshikulluar kedo! Pertej ketyre argumenteve, KM na merr persiper te beje edhe vleresuesin e dijes dhe padijes, duke marr nen sqetull “djalin e ditur” e duke e quajtur Presidetin e ”paditur”.

Zoteri kush je ti qe qenke matësi i dijes e padijes? Ti qe e le vendin pa Gjykatë Kushtetuese? Ti qe kujton se cdokush duhet te fshihet nen poturet e tua dhe per interesa te kapura peng, do te kapesh kedo! E kuptoj qe sot je ne dite te veshtire. Po duhet te te kujtoj, qe as posti qe ke dhe as detyrimi qe ke perpara shqiptareve, nuk te lejojne te fyesh kedo e kujtdo.

Burri nuk matet sesa i gjate eshte, po cfare bene per Shqiperine dhe vendin. Boll me! Ne fillim me qytetaret, pastaj me minatoret, tani me studentët e me pas me profesoret. Tashmë dhe me Presidentin? E kuptoj vella qe je ne halle. Te fala Batonit dhe tant fisit te Batonerve me shok.

Kjo nuk është kriza e shqiptarëve, as e kosovarëve , po e atyre që janë të kapur. Ky është fundi i zullumqarëve dhe i atyre që patriotizmin e shesin pasi kanë shitur shpirtin dhe vendin.

SHKARKO APP