Gjen zarfin me dollarë, veprimi i këtij shqiptari është për t’u vlerësuar

Gjestet humane të shqiptarëve që jetojnë në mërgim bëjnë bujë në median e vendeve ku jetojnë e punojnë. Vetëm në Nju Jork, kemi disa raste kur shqiptarët tërheqin vëmendjen e opinionit me gjestet e tyre tepër humane dhe të ndershme.

Mësohet se një shtetas amerikan, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, kishte tërhequr një shumë dollarësh nga kursimet në një bankë, në qytetin e New Yorkut, Citybank. Në një moment të papërcaktuar, ndërsa dilte nga banka ai ka humbur zarfin ku kishte të hollat.

Për fat të mirë personi që e ka gjetur zarfin me para ka qenë një shqiptar Murat Rexha nga Dibra e Madhe me banim në New York, i cili e gjeti zarfin dhe e bëri misionin e shqiptarit, ta kthente atë me ndershmëri, thonë zyrtarët e vendit të punës ku punon Murat Rexha.

Ky gjest u vlerësuar si shumë human, është bërë lajm nga kompania prestigjoze “Harvard Protect” dhe zyrtarët e Citybank në New York.

Zyrtarët e kompanisë ku punon shqiptari, Harvard Protect, me këtë rast thanë se dëshirojnë të sjellin në vëmendjen opinionit njujorkez, një rast që meriton mirënjohje nga kompania “Harvard Protect” në lidhje me Zyrtarin e Sigurisë, Murat Rexha, i cili punon në ndërtesën 250 Broadway në qytetin e New Yorkut.

Ata thonë se gjatë kryerjes së një kontrolli të sigurisë rreth perimetrit të zonës 250 Broadway New York City – Rexha, ka gjetur në trotuar përpara Citybank një zarf të pa hapur me dollarë. Zarfi përmbante sipas tyre, 680 dollarë kesh.

Rexha e ktheu zarfin tek menaxheri i bankës pa asnjë hezitim.

Kompania ku punon Rexha thotë:

Për shkak të veprimeve të tij, ndershmërisë dhe kthimit të shpejtë të zarfit, paratë u kthyen në pronarin e ligjshëm katër ditë më vonë”.

Rexha mori çertifikatën e mirënjohjes duke i njohur atij veprimin human dhe ndershmërinë në mënyrën e dorëzimit të zarfit me para, duke marrë edhe një faleminderim publik për këtë veprim në këtë fushë./Illyria.

 

SHKARKO APP