Gjendet nëndetësja e Hitlerit në Turqi: Historia e pabesueshme e “UBot-ëve” naziste në detin e Zi
Zhytësit turq kanë bërë në zbulim të rendësishëm sa i përket Luftës së Dytë Botërore.
Mediat lokale raportojnë se sëfundmi është zbuluar e mbytur pranë brigjeve turke një nëndetëse U2, e cila i përket Gjermanisë Naziste dhe ishte pjesë e flotës së nisur nga Hitleri në Detin e Zi.
Nëndestësja u gjet në 20 metra thellësi pranë brigjeve turke në zonën e Sakaryas dhe ishte e mbuluar prej mbetjeve të rrjetave të peshkut.
Historia
Në momentin e përplasjes me rusët, Hitleri urdhëroi hapjen e një fronti në detin e Zi me qëllim prishjen e rrugëve të furnizimit të Bashkimit Sovjetik.
Operacioni i dërgimit të nëndetëseve në detin e Zi ishte mjaft special. Bëhet fjalë për 6 të tilla, të cilat u dërguan të copëtuara me kamionë të posaçëm deri në postin e Kostancës në Rumani. Aty, nëndetëset u bashkuan duke u bërë funksionale. Gjatë luftës, 2 nëndetëse u fundosën nga rusët, tre të tjera nga vetë nazistët pasi po humbinsnin dhe një tjetër u fundos pikërisht në brigjet turke. Bëhet fjalë për nëndetësen e zbuluar sëfundmi.
Burimi: Abc News