“Gjithë Eurovizioni në Shqipëri”, ja kush do ndezë përsëri Tiranën

Këngëtarja shqiptare që përfaqësoi Qipron në Eurovision dhe arriti të renditet në vendin e dytë do të vijë shumë shpejt me një koncert në Tiranë.

Eleni Foureira ka publikuar turneun e kësaj vere, ku ndër to është koncerti me 25 korrik në kryeqytet.

Ylli i hitit ‘Fuego’ do të ndezë publikun shqiptar me këngët e saj. Pas performancës së Rita Orës dhe Ermal Metës, kjo do jetë këngëtarja e tretë me famë botërore që do vizitojë Shqipërinë për të dhuruar performancat e saj.

https://instagram.com/p/BkC8yIfgJgq/?utm_source=ig_embed

SHKARKO APP