Goca hapni sytë! Këto janë 10 shenjat që tregojnë se ai është mashkulli me të cilin duhet të martoheni

Një listë me 10 shenja ju tregon më mirë se çdo gjë se partneri juaj është i besueshëm apo jo. Kështu që para se ti tregoni derën ose të pranoni propozimin për martesë, duhet të lexoni me kujdes nëse gjithçka e shkruar më poshtë bazohet në atë që po ndodh në jetën tuaj.

1.Kur ai nuk është pranë teje, nuk e ka problem të marrë telefonin me vete dhe të të tregojë se çfarë po bën.
2.Ai është i lumtur me marrëdhënien, planifikon të ardhmen dhe përpiqet ti zgjidhë me shpejtësinë e erës problemet e dashurisë.
3.Nuk e ka problem që të hapë rrjetet sociale si Facebook apo WhatsApp kur është pranë teje.
4.Kur ju të dy keni një zënkë, nuk e ka zakon të zhduket plotësisht për disa ditë me radhë.

5.Kur del vetëm, nuk pret që ta pyesni se ku është, por gjithmonë përpiqet të qëndrojë në kontakt, edhe nëse nuk është pranë jush.
6.Ai nuk ka frikë nëse ju afroheni me miqtë e tij më të afërt, në punë ose diku tjetër.
7.I kushton vëmendje asaj që thoni, pa humbur durimin me gjëra të vogla ose të vërë në dukje më të parëndësishme për jetën e përditshme.

8.Arrin të ekuilibrojë momentet me miqtë dhe momentet më intime me ju, pa munguar në takime.
9.Ai nuk është xheloz për situata absurde.
10.Atij i pëlqen të zgjidhë problemet, duke u përpjekur të kuptojë palën tjetër, por edhe të tregojë atë që mendon në kokën e tij.

SHKARKO APP