Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 12:09 Elbasani përkujton 82-vjetorin e Çlirimit, homazhe në nderim të dëshmorëve Elbasani përkujtoi sot, 11 Nëntorin, 82-vjetorin e Çlirimit të qytetit, në një ceremoni përkujtimore të zhvilluar pranë Lapidarit kushtuar 23 partizanëve të Brigadës së…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Google shërben si katalizator për klishetë seksiste

Magazinë E hënë, 8 Mars 2021 14:17
Google shërben si katalizator për klishetë seksiste
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

“Google Images” i jep fytyrë botës: Kush do të shohë si duket ai apo ajo do të futet në kërkim në google njëherë. Një hulutim i Deutsche Welles arrin në konkluzionin, se në çfarë rezultatesh të shtrembëruara të çojnë algoritmet e gjigandit kërkimor. Gazetaret e gazetarët e Deutsche Welles kanë analizuar më shumë se 20.000 pamje dhe faqe web-i.

Rezultati: Kërkimet e fotove në anglisht me fjalëkyçe si “femra braziliane”, “femra domenikane”, “femra tajlandeze”, “femra ukrainase” të çojnë më shumë në pamje vajzash të reja në poza dhe veshje provokuese, se sa kërkimi në Google për “femra amerikane”. Kurse po të kërkosh për “femra gjermane” dalin më shumë pamje sportistesh dhe politikanesh.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ky është një model që kuptohet menjëherë, sepse e konfimojnë kërkimet e thjeshta. Por analizimi i rezultateve është më i vështirë. Përcaktimi i asaj, se çfarë e bën një pamje seksiste, natyrisht që është subjektive dhe varet nga konteksti kulturor, moral dhe social.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Çfarë e bën një pamje provokuese?

Për të klasifikuar mijëra pamje, analiza e DW-s u mbështet në mekanizmin e vetë Google-it “Cloud Vision Safesearch“, një aplikacion i inteligjencës artificiale. Ky software përpunues pamjesh është i programuar që të dallojë pamje me një përmbajtje të caktuar. Google e përdor atë për të shenjuar pamje “provokuese” me veshje seksi, ku lakuriqësia e fshehur me strategji ekspozohet me poza provokative. Po ashtu identifikohen edhe pamje të pjesëve të caktuara të trupit. Në kërkimin me fjalëkyçin gra domenikane apo braziliane, google ofroi deri në 40% pamje provokuese. Rezultati i i kërkimit me fjalëkyçin gra amerikane ka nxjerrë vetëm 5% pamje të tilla, kërkimi me fjalëkyçin gra gjermane vetëm 4%.

Mund t'ju interesojë

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

10 Nëntor 2026, 07:06
Elektricist humb jetën në Dibër, shtylla e zuri poshtë

Elektricist humb jetën në Dibër, shtylla e zuri poshtë

5 Nëntor 2026, 13:50
“Ka kaluar pak kohë”: Pritje heroike për britanikun pas 28 vitesh ecje rreth botës

“Ka kaluar pak kohë”: Pritje heroike për britanikun pas 28 vitesh ecje rreth botës

2 Nëntor 2026, 15:02

Pëdorimi i algoritmeve të tillë është i kontestuar, sepse përdorimi i programeve të tillë kompjuterikë i nënshtrohet, ndoshta edhe më shumë, paragjykimeve apo diktateve të ndryshme kulturore se sa syri njerëzor. Në një moment tjetër ky software i posaçëm ka prodhuar rezultate raciste. Inteligjenca artificiale e Google që punon si një sistem i mbyllur mund të rezultojë në shtrembërime në rezultate. Nga ana tjetër verifikimi mekanik i pamjeve që Cloud Vision i kategorizoi si pamje eksplicite, tregoi se rezutati ia vlejti: Ato janë një vështrim se si teknologjia e vet Google vlerëson pamjet që tregohen nga programi kërkues.

Linqe për faqe të caktuara web-i

Çdo pamje që tregon rezultatet të çon në të njëjtën kohë në faqe web-i që e kanë publikuar në fillim atë. Shumë nga këto faqe ofrojnë pamje që i reduktojnë femrat si objekt seksi. Femrat latine apo ato nga Europa Lindore tregohen në bazë të klisheve për to. Për të gjetur se sa rezultate fotosh të çojnë në faqe të tilla, u fut si shtesë në përshkrimin e shkurtër që del nën foton e rezultuar edhe fjalëkyçi “dating”, “seks”, apo “të nxehta”. Të gjitha faqet që kishin të paktën një nga këto fjalëkyçe, u panë në mënyrë mekanike, nëse kishin vërtet përmbajtje seksiste. Rezultatet treguan se si femrat nga disa vende reduktohen tërësisht në objekte seksuale. Nga 100 rezultate të kërkimit për “gra ukrainase”, 61 prej tyre të çonin me link në faqe me përmbajtje të tilla.

Stereotipet përforcojnë rezultatet e web-it

Fjalëkyçet janë shumë të rëndësishme, por ato nuk tregojnë të gjithë historinë. Një pjesë e madhe e rezultateve gjendet në faqe interneti me adresa si “toprussianbrides.com”, “hotlatinbrides.org”, “topasiabrides.net”. Këto oferta premtojnë të lidhin meshkujt me femra nga kombësi të caktuara. Shpejt bëhet e qartë se klientë janë burra perëndimorë që ose kërkojnë një grua të huaj të nënshtruar, ose një partnere për seks.

Stereotipet ekzistuese ndikojnë, sipas profesores për studime multikulturore, Sirijit Sunanta në Universitetin e Bangkokut Mhidol në mënyrën si femrat tajlandeze paraqiten në internet. “Tajlanda konsiderohet si një botë Disney për prostitucionin dhe turizmin e seksit. Kjo vazhdon në internet përmes programeve të kërkimit”, thotë Sunanta për Deutsche Wellen. “Nëse stereotipet lidhen me femrat e një kombësie, ato janë të dëmshme. E redukton kompleksitetin e femrave, kudo gratë janë ndryshe.”

Një çështje e gjuhës

Edhe gjuha e përdorur në kërkime mund të ndikojë në rezutate. Nëse kërkon në anglisht “brazilian women” apo në portugalisht “mulheres brasileiras”, që është ekzaktësisht e njëjta gjë, atëherë Google ofron përmbajtje të ndryshme të seksualizuara. Në kërkimin në anglisht 41 nga 100 pamje janë provokuese, nëse kërkon në gjuhën portugeze kjo shifër reduktohet në 9. “Të dhënat, me të cilat ushqehen algoritmet reflektojnë perceptimet, paragykimet dhe modelet e konsumit të vetëm një pjese të njerëzimit”, thotë Renata Avila, studiuese në Institutin e Universitetit të Stanfordit për “Human-Centered Artificial Intelligence”. “Këto paragjykime nuk mund të lidhen vetëm me teknologjinë, por edhe me faktorë kulturorë. Femrave të nacionaliteteve të caktuara u jepet rol seksual dhe ofruese shërbimesh nga një kulturë burrash, anglishfolës.” Sipas Avilas këto nuk janë raste të vetme, por pjesë e një problemi më të thellë sistemik. Algoritmet “fair” nuk shkojnë me modelin e biznesit të koncerneve “big-tech”, sepse bëhet fjalë të grumbullosh të dhëna dhe të rrisësh xhiron e fitimit.

Joana Varon, avokate braziliane dhe themeluese e institutit “Coding Rights” thotë, se algoritmet kanë tendencën të riprodhojnë ato përmbajtje që janë shumë të përhapura online. Ajo kërkon më shumë mbikqyrje, transparencë dhe konkurrencë. “Nuk duhet të ketë monopole për shërbimet. Koncernet e mëdha teknologjike duhet të rregullohen.” Në të njëjtën kohë duhen futur më shumë algoritme që nuk i shërbejnë gjithmonë të njëjtës paradigmë.

Deutsche Welle i ofroi zyrës së shtypit të Google një liste me pyetje për çështjen e algoritmit të fotove. Koncerni nuk i përgjigj në mënyrë të detajuar pyetjeve, por dorëzoi një shpjegim, ku theksohet se rezultate e kërkimit vërtet tregojnë “përmbajtje të caktuara apo shqetësuese”, “përfshirë rezultate që reflektojnë stereotipe negative apo paragjykime që ekzistojnë në internet.” Google thekson se ky është problem, sepse ka “pasoja jo të njëjta për femrat dhe femrat me ngjyrë”. /DW/

Etiketat e lidhura

googleklishetë seksiste
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Elbasani përkujton 82-vjetorin e Çlirimit, homazhe në nderim të dëshmorëve
Para 5 minutash

Elbasani përkujton 82-vjetorin e Çlirimit, homazhe në nderim të dëshmorëve

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën
Para 12 minutash

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën

Shpërthimi në Elbasan, kryebashkiaku Llatja: Ja sa do të përfitojnë banorët e pallatit nga bonusi i qirasë
Para 14 minutash

Shpërthimi në Elbasan, kryebashkiaku Llatja: Ja sa do të përfitojnë banorët e pallatit nga bonusi i qi...

Barcelona ka treshen më të frikshme në Europë: Yamal, Raphinha dhe Fermin
Para 18 minutash

Barcelona ka treshen më të frikshme në Europë: Yamal, Raphinha dhe Fermin

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 14 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 15 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 6 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 15 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.