Greqi, djaloshi shqiptar fiton vendin e parë në olimpiadën e gjuhës angleze

Kesler Mziu, nxënës i shkollës Turgut Ozal në klasën e 5-të,  kryesoi listën e nxënësve të përzgjedhur për konkursin e Kangaroo, finalja e të cilit është zhvilluar ditën e shtunë në Greqi. Ky konkurs ndërkombëtar zhvillohet një herë në vit dhe është i hapur për të gjithë nxënësit nga klasa e 3-të deri në klasën e 12-të, pra nga mosha 8-18 vjeç. Kjo ishte hera e parë që në Shqipëri u organizua olimpiada e gjuhës Angleze Kangaroo Global Linguistic (KGL).

 Lajmin e mirë të fitores së Olimpiadës Kombëtare të Gjuhës Angleze në Shqipëri e ka ndarë në rrjetet sociale, i atij, kryebashkiaku Xhelal Mziu, i cili nuk kursen vlerësimet për të birin duke pohuar se është një frymëzim për atë. “Gjithmonë jam përpjekur të jem shembull i mirë dhe frymëzim për qytetin tim Kamëz! Por, frymëzim për mua u bë im bir!” shkruante Mziu në FB. Pas fitores në Greqi, Klubi i Medias pranë Turguit Ozal i mori një intervistë nxënësit fitues të Kangaroo Global Linguistic (KGL) për grupmoshën 10 vjeçare, Kesler Mziu, për ta pyetur mbi emocionet dhe mbresat e tij nga konkursi që zhvilloi vetëm para pak ditësh në Greqi. Pyetje: -“Ky ishte hapi i parë i parë i konkursit. Po më pas si vazhdoi? Jemi kureshtarë të dimë për eksperiencën tënde në konkursin ndërkombëtar, mbresat nga ky konkurs dhe përjetimet e tua në momentin e shpalljes fitues i vendit të parë”, Kesler Mziu i përgjigjet: – “Siç e thatë edhe ju, konkursi në Tiranë ishte hapi i parë, i cili më krijoi mundësinë të isha pjesëmarrës në Greqi.

Aty konkurrimi ishte më i fortë, pasi merrnin pjesë fëmijë nga vende të ndryshme si: Shqipëria, Rumania, Bullgaria, Greqia, deri dhe nga Japonia. Organizimi i konkursit në Greqi ishte shumë ndryshe nga ai i Tiranës. Ditën e parë bëmë njohjen me bashkëmoshatarët nga vendet e tjera që merrnin pjesë në konkurs. Ajo ishte dita ku të gjithë zumë shokë e shoqe të rinj, pasi kishte shumë fëmijë e të rinj nga disa shtete dhe të tërë ishin tepër miqësorë. Dita e dytë ishte e mbushur me emocionet e konkursit. Ky konkurs u zhvillua përsëri në tre faza: Në fillim na morën në një intervistë dhe kjo ishte faza e provimit me gojë. Më pas, zhvilluam ushtrime në kompjuter dhe kjo ishte faza e dytë, ajo e gramatikës. Ndërsa faza e tretë ishte ajo e shkrimit të një letre në gjuhën angleze drejtuar një bashkëmoshatari kudo në botë. Këtu vlerësohej jo vetëm sa saktë shkruan në gjuhën angleze, por edhe sa e bukur dhe me kuptim ishte e gjithë letra që kishe shkruar. Mbasdite u ndanë çmimet dhe unë zura përsëri vendin e parë. Lumturia ime dhe e njerëzve të mi ishte shumë e madhe. Kur u thirr emri im u ndjeva krenar për familjen time, shkollën ku mësoj, por mbi të gjitha isha krenar për vendin tim”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?