Gruaja braktis burrin dhe 9 fëmijët për të dashurin afrikan

Dashuria edhe kur është virtuale, na bën të bëjmë gjëra nga më të habitshmet. Një britanik tha se ka mbetur i shkatërruar, pasi gruaja e la atë dhe nëntë fëmijët e tyre për të dashurin afrikan, të cilin e njohu në FB.

Andy Hepworth tha se mbeti zemërthyer pasi bashkëshortja e tij, Heidi tashmë jeton me të dashurin e ri. Ajo thotë se kërkon divorcin, duke shtuar se e ardhmja e saj është me Mamadou Hallow, 30 vjeç.

Andy, 44 vjeç thotë: “Është kriza e moshës së mesme. Ajo nisi të shkonte në palestër, të bënte tatuazhe, vishte fustane dhe bënte solar. Ajo ishte një mama e mirë dhe e dashur, por tani duket sikur një alien i ka pushtuar trupin”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“I kanë bërë lavazh truri”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Heidi nuk kishte qenë kurrë më parë jashtë deri kur fluturoi për në Gambia, që të takohej me të dashurin e ri.

Një fqinj, duke pasur frikë për tre fëmijët më të vegjël, 6, 9 dhe 11 vjeç, lajmëroi policinë.

Tani policia thotë se fëmijët po qëndrojnë me motrën e madhe.
Heidi thotë se i dashuri nuk po e shfrytëzon për të marrë pasaportë angleze.“Jam shumë e lumtur. Nuk mund të gjeja njeri më të mirë”.

Image result for heidi hepworth

Image result for heidi hepworth

Image result for heidi hepworth

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?