Hap pas hapi – Strategjia që duhet të ndiqni për ndërtimin e brand-it tuaj apo të kompanisë në rrjete sociale
Për t’i marrë gjërat nga e para – në krijimin e një strategjie për brand-in e kompanisë tuaj, ju duhet fillimisht të vendosni qëllime dhe objektiva në fillim.
Statistikat sugjerojnë se njerëzit përpara se të bëjnë një blerje në biznesin tuaj bëjnë një kontroll të imtësishëm në rrjete sociale për besueshmërinë e markës tuaj.
Në këtë mënyrë për të vërtetuar autoritetin e kompanisë tuaj, pyetja kryesore që duhet të bëni është: “Për çfarë dëshironi të jetë i njohur brand-i i kompanisë tuaj”?
Më poshtë hapat që duhet të ndiqni për ta kthyer audiencën e njerëzve në blerës të produkteve tuaja:
Përkufizoni audiencën tuaj
Në qoftë se jeni një kompani apo individ, ju duhet qartësisht të njihni audiencën tuaj. Nëse nuk e dini segmentin e tregut që synoni, ju nuk mund të përcaktoni kë platformë të përdorni, çfarë përmbajtje duhet të ketë dhe cilët janë njerëzit e duhur me të cilët duhet të lidhesh. Pra e gjitha në këtë hap ka të bëjë me segmentimin sa më të qartë të tregut. Për kë prodhohen produktet tuaja, mosha e njerëzve, rajonet gjeografike dhe çdo detaj tjetër për të qenë sa më të qartë.
Zgjedhja e platformës së duhur
Po, ju mund t’i përdorni të gjitha kanalet e rrjeteve sociale për të promovuar veten ose biznesin, por nëse jeni në nisje të aktivitetit tuaj, sugjerohet të përdorni vetëm dy deri në tre të tillë.
Pse? Sepse, përdorja e më shumë se tre kanaleve mund të shpërndajë vëmendjen tuaj dhe ta bëjë më gjatë për ju të bëheni një brand në treg.
Si t’i zgjedhësh në mënyrë strategjike kanalet
Në hapat paraardhës ju përkufizuat audiencën tuaj dhe tani ju duhet të dini se ku ata e kalojnë më së shumti kohën e tyre. Dhe më pas në përputhshmëri me këto duhet të zgjidhni kanalet e mediave sociale.
Për shembull, nëse jeni kompani e industrisë së veshjeve apo modës dhe segmenti i synuar i audiencës janë gratë nga mosha 16-30 vjeç, ju duhet të dini ku mund t’i gjeni ato. Kjo do t’ju ndihmojë të arrini audiencën në mënyrë efektive dhe të promovoni mesazhe marketingu tek ata.
Krijoni një kalendar postimesh
Kalendari i postimeve që do të përmbajnë rrjetet sociale mund të ngrenë ose të shkatërrojnë brand-in e kompanisë tuaj në rrjete sociale.
Fillimisht ju duhet ta keni një të tillë, në mënyrë që të mos krijoni panik në momente të fundit, por të keni gati për të postuar gjëra të vlefshme, argëtuese dhe informuese.
Përmbajtja duhet të jetë e larmishme me sa më shumë video, tekste dhe imazhe që provokojnë audiencën.
Këmbëngulja është çelësi
Rrjetet sociale nuk flenë kurrë dhe ju duhet ta dini këtë. Për të qëndruar përpara konkurrentëve tuaj dhe të arrini sa më shumë të mundeni audiencën tuaj, ju duhet të qëndroni këmbëngulës.
Audienca kërkon të qëndrojë në kontakt me ju dhe media sociale është mënyra më e mirë për këtë. Për më tepër, për të ndërtuar një brand nëpërmjet mediave sociale, ju duhet të qëndroni autentikë.
SCAN