Hapja e klinikave dentare, profesionistët peticion Komitetit të Ekspertëve: Ja protokolli që duhet të ndjekim
Në një kohë kur klinikat dentare pritet të hapen në datën 11 Maj, ende nuk ka një protokoll të qartë për funksionimin e tyre. Dentistja Edlira Baruti i ka nisur një peticion Komitetit Teknik të Ekspertëve, në mënyrë që të merren parasysh disa të dhëna shkencore që janë bërë publike në media.
Peticioni: Te gjithe Dentistet, Asistentet Dentare, Laborantet Dentare , Depot qe Tregetojne Materiale Dentare shpresojmë që vendimet në lidhje pergatitjen e Protokolleve të Fuksionimit të Shërbimit Dentar të marrin parasysh fakte EVIDANCE BASE MEDICINE të hulumtuara plotësisht dhe të mbështetura si duhet nga literatura dhe kerkimi shkencor. Protokollet Anti-Covid për hapjen e Shërbimit Dentar të jenë “Evidence-Based Medicine”
Në prag të hapjes të kontrolluar të Shërbimit Dentar në Shqipëri në datën 11 maj 2020 dhe ndërkohë që nuk jane bërë akoma publike masat nën të cilat duhet të zhvillojnë aktivitetin këto biznese në Shqipëri i bëj thirrje Ministres së Shëndetësisë Znj. Ogerta Manastirliu , “ Komitetit Teknik i Eksperteve“ , Istitutit të Shëndetit Publik, që të mbështetet në fakte të “EVIDENCE BASED MEDICINE “ për të përcaktuar Protokollet e Punës Anti- Kovid Në Shërbimin Dentar .
Së pari ju lutem të hiqet dorë nga Terminologjia Diskriminuese e përdorur për Shërbimin Dentar duke e klasifikuar Vatër të Rrezikshme Për Përhapjen e Infeksionit dhe klasifikuar në të njëtin grup me berberët dhe parukjerët! Që në vitin 1994 Shërbimi Dentar ka qenë privat dhe ka qenë në pararojë Të Kontrollit të Infeksioneve ! Eshtë i vetmi shërbim mjekësor që përdor rregullisht prej vitesh maska,syze mbrojtëse apo viziera, doreza , mantelina ,kanula aspiratori, vegla të autoklavuara dhe desifektim kimik të aparaturave, poltronit dhe mjeteve rrotatore pas përfundimit të procesit të punës për çdo pacient! Ju ftoj të pyesni mjekët e të gjitha specialiteteve ORL-Okulistike, Kardiologji, Enkokrinologji, Ortopedi, Reomatologji, Pediatri, Gjinekologji, Urologji, Mjeket e Familjes etj nëse përpara Pandemisë COVID e kanë patur protokoll vizierën, maskën kirurgjikale, syzet dhe dorezat për vizitë për çdo pacient ! Mjafton të kërkoni në dogana se sa ç’doganime kryhen çdo vit nga Firmat që Shesin Materiale Dentare në maska kirurgjikale, doreza lateks, doreza nitrili, doreza sterile, mantelina, kanula aspiratori,autoklavë,pajisje imbustimi , dhe desifektantë me spray dhe letra anti – bakteriale. Sherbimi Dentar i cili ka mbrojtur me vite popullaten nga Hepatit B, Hepatit C, Hiv etj nuk është Shërbim i Rrezikshëm por përkundrazi është pjesë shumë e rëndësishme e Shëndetit Publik të Shqiperisë !
Ju ftoj te merrni në konsideratë vetëm të dhënat e bazuara mbi EVIDENCE BASED MEDICINE !Të gjitha vendimet që do të duhet të merrni për të përcaktuar Protokollin e Funksionimit të Shërbimit Dentar duhet të bazohen në prova të tilla, pasi këto udhëzime do të kenë pasoja të forta në gjithë këtë fashë biznesi dhe udhëzime të pambështetura shkencërisht mund të bëjnë të pamundur që dentistët të kryejnë normalisht aktivietetin e përditshëm, të paguajnë faturat, të mbajnë ngarkesën e stafit të tyre dhe të ofrojnë shërbime të përballueshme dentare dhe mjekësore për popullatën,duke siguruar me përpikmëri edhe një Kontroll Maksimal të Përhapjes së Infeksioneve. LEXO TË PLOTË KËTU