Hatërmbetje për pikët e “Këngës Magjike”, Fifi i kërkon falje publike Çiljetës

Këngëtarja nga Kosova, Fifi mori vëmendje tepër të madhe me pjesëmarrjen e saj në Këngën Magjike ku u rendit në vendin e dytë.

Dihet se në këtë kompeticion zgjidhet fituesi nga pikët e dhëna nga vetë artistët për njëri-tjetrin, shpesh ka hatërmbetje. Fifi, në fillim të karrierës mori mbështetje nga Çiljeta me këngën “Big Booty”, por tani marrëdhëniet mes tyre nuk janë të mira. Në një intervistë për Tell-all, këngëtarja e hitit “Zhurmë” tha:

“Çiljetës i ka mbetur pak hatri se i kam dhënë pak pikë tek Kënga Magjike. Më fal Çili, nuk e kam bërë me qëllim. Çiljeta është një prej atyre që është ndjerë e indinjuar dhe i kërkoj falje publikisht. Joni Peçi është indinjuar pak dhe i kërkoj falje publikisht. Ata e dinë çfarë vendi kanë tek unë. Unë nuk kam dashur asnjëherë që të bëj dikë të ndihet keq.

As ThreeDots nuk i kam përmendur në finale dhe kur po dilja në skenë e Pallatit të Kongreseve, nuk di a kam përmendur dhe nënën e babain tim”. Ndërsa njoftoi se kënga e saj e re do të dalë në treg gjatë këtyre ditëve.

 

SHKARKO APP