Helidon Haliti sjell ekspozitën e hapur në Kinë edhe në Shqipëri

Artisti shqiptar Helidon Haliti, së fundmi hapi ekspozitën e tij të parë në akuarel me 40 punime gjatë viteve, në Kinë, raporton KultPlus.

Ai këtë ekspozitë e bëri bashkë me mjeshtrin kinez, dekanin e akademinë së Chantou, Li Xiaocheng, ku edhe ai mori pjesë me 40 punime. Kjo ekspozitë që u mbajt në Kinë dhe u vlerësua shumë e suksesshme tashmë do të vijë në Shqipëri, ka njoftuar artisti Haliti.

“Unë do e sjell ekspozitën që hapa në Kinë, pranë artdashësve të mi në Muzeun Kombëtar të Tiranës, pranë sheshit të mrekullueshëm Skëndërbej, më 20 tetor”, ka shkruar në rrjetin social Facebook, Helidon Haliti, i cili po ashtu ka njoftuar se do të nisë një maratonë ekspozitash personale me mjeshtra të mëdhenj të mediumit të akuarelit. Ekspozita hapet më 20 tetor në Muzeun Kombëtar të Tiranës, me fillim nga ora 10:00.

SHKARKO APP