Himara me ”sezon të dytë”
Bregdeti i jugut të vendit duket se po përjeton një sezon të dytë këtë shtator të ngrohtë. Në mënyrë të veçantë, plazhet e Himarës vazhdojnë të jenë ende të populluara, jo vetëm nga banorët e zonës por edhe nga qytete të tjera të vendit dhe natyrisht nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut.
Madje në këtë periudhë nuk kanë munguar as vizitorë të largët nga Afrika e Jugut, që shprehen të kënaqur me mikpritjen dhe rivierën shqiptare.
Edhe pse fluksi gjatë muajit shtator nuk mund të zëvendësojë sezonin e dështuar të kësaj vere, ndoshta është një sinjal që sezoni zyrtar veror duhet të shtyhet përtej datës 31 gusht dhe qendrat shëndetësore dhe ato të informimit të turistëve të vazhdojnë të qëndrojnë të hapura edhe gjatë muajit shtator.