Hipokrizia e Ramës me “drejtësinë që duam”
Nga Xhovan SHYTI –
Pak më parë kryeministri ende në detyrë, Edi Rama, ka prezantuar programin elektoral të “rilindjes” që drejton të etiketuar, sipas tij: “Drejtësia që duam”.
Është një term kondravers me atë që si emërtesë realiste duhet të kishte frazën “Drejtësia që s’duam”, pasi një drejtësi të vërtetë nuk e do jo vetëm Edi Rama por e gjithë politika shqiptare. E cila pikërisht për hatër të kësaj mosdashjeje në vend të një drejtësia të drejtësisë për të gjithë, përgjatë viteve të shkuara u dha shqiptarëve një sistem drejtësie thelbësisht e thellësisht të korruptuar. Dhe jo nga që nuk dinte por sepse nuk dëshironte, pasi një drejtësi e drejtësisë, ku të gjithë të jenë të barabarta përpara ligjit, do të ishte ndëshkuese edhe për ta. Sidomos për ata, që lundrojnë në oqeanin e pasurive të nxjerra nga aktivitete të paditura, të padeklaruara dhe që janë objekt prioritar hetimi i një drejtësie që ne, populli duam.
Për të mos u marr me sheikët e kësaj politike, po rikthehemi tek deklarata më e freskët e kryeministrit Edi Rama, pulla e kuqe në kartelën e pasurive të deklaruara zyrtarish prej tij, vlerësohet në një milion dollarë.
Tani ka ndonjë nga ju që mund ta besoj se Edi Rama dhe “rilindja” e dalëboje dëshiron të ketë objektiv të “Drejtësisë që duam”, një të atillë drejtësie që do t’ja fuste thikën e drejtësisë atij vetë dhe më pas të tjerë “ushtar kamikazëve” të tij?
Pyesim pasi drejtësia që ne, populli duam, nuk prësupozon funksionimin sipas kalendarit të përcaktuar nga Kryeministri, Presidenti, kryetarët e partive etj., por sipas kalendarit të Zonjës së pamëshirëshme që e jep drejtësinë sipas drejtësisë. Që i dha Çezarit atë që i takonte edhe kur Çezari ishte senator, por edhe kur ishte Perandor. Nën këtë devizë drejtësia e vërtetë ka funksionuar prej mijëra vitesh dhe vijojn e tillë në shtetet e konsoliduara. Fakt që e përforcon dhe dënimi i ish presidentit francës Nikola Sarkozi.
Kjo është drejtësia që duam ne, populli, por që nuk besoj se e dëshirojnë “perandorët” e poltikës, njëri prej të cilëve është dhe Edi Rama. I cili në shpalosje të vizionit “Sjhqipëria 2030”, u shpreh ironikisht në ligjëratë të drejtë:
“Sot duke rreshtuar temat për të cilat dua t’ju flas në vigjilje të nisjes së kësaj fushate dhe përpara shpalosjes së vizionit ‘Shqipëria 2030’ zgjodha të parën kryefjalën, një temë themelore që më duket se ka kaluar në plan të dytë së fundmi në bisedat tuaja. Mbase do çuditeni, por kjo temë nuk është as shëndetësia, as arsimi, as infrastruktura, as bujqësia, as turizmi, as ekonomia. Kjo temë është drejtësia. Më dëgjoni me shumë vëmendje ju lutem, këtë që po përpiqem t’ju them sot. Këto zgjedhje lidhen në radhë të parë me fatin e drejtësisë në Shqipëri për një kohë të gjatë pas 25 prillit, mbase për më shumë se një dekadë të tjerë. E di që jeni lodhur duke pritur me dekada drejtësinë që meriton dhe që ne shumica e sotme, PS duam për Shqipërinë, për çdo qytetar të këtij vendi, që unë dua për fëmijët tanë pa dallim në radhë të parë. Jeni lodhur me padrejtësitë që vazhdojnë dhe me ndjenjën shkurajuese të pa ndëshkueshmërisë për ata që ju mendoni se nuk meritojnë vend tjetër, veç bankës së të akuzuarve. Për zullumet që kanë bërë dhe që bëjnë edhe sot e gjithë ditën, sidomos për ata që kanë kostum, kanë kravatë dhe flasin e veprojnë nga maja të ndryshme, prej ku duken sikur janë të paprekshëm pavarësisht atyre që kanë bërë dhe që bëjnë. Por kjo lodhje sado njerëzore, e kuptueshme, e mirë kuptueshme madje, është sot këshilltari më i keq në rrugën për të arritur drejtësinë që duam. Madje ajo është vetë armiku numër 1 i të nesërmes së sigurt të drejtësisë sepse pikërisht kjo lodhje, kjo pakënaqësi mund t’ju çojë në drejtimin më të gabuar të mundshëm në zgjedhjen tuaj më 25 prill”.
Sdi nëse vërtetë ju i besoni kësaj maskaradë propagande, që në fakt është një tjetër tallje e njeriut që përgjatë qënies tetë vjeçare në krye të qeverisjes tregoi se kurrë nuk i ka dashur me zemër shqiptarët, të cilët i ka konsideruar thjesht e numër votash për ti dhenë dy mandatet e qeverisjes, gjatë të cilave në vend të “rilindjes” së premtuar bujshëm sollën zhgënjimin, varfërimin e shumicës dhe pasurimin galopant të pakicës. Gjë që ka për të ndodhur sërish e sërish për aq kohë sa tipi i qeversësve të këtij lloji të stërprovuar e, fatkeqësisht, të mbetur ende në tavën e politikës, të jenë pjesë aktive e votave që përcaktojnë të ardhmen tonë. Të tillët vetëm drejtësinë që ne duam nuk e dëshirojnë, ndaj vlerësojini si dëngla sloganet e tyre… Arberianews.net /