Histori frymëzuese, kurrë s’është vonë të realizosh ëndrrat (VIDEO)

Historia e një vajze që ëndërra për të udhëtuar i mbeti në sirtar kur krijoi familjen e saj, është një nga ato që gjeti guximin kur u bë gjyshe. Njihu me Saniya Sagitova.

Gjatë gjithë jetës time kurseva para për udhëtimin që kisha kohë që e ëndërroja. Por në momentin që isha më gati se kurrë, mu desh të bëja një tjetër zgjedhje. Ngela shtatzënë dhe nuk sugjerohej që të udhëtoja.

Në fakt unë i rendisja gjërat e mia për nga rëndësia. Mendova të udhëtoja me fëmijën pasi u rrit pak, por mora një letër ku shkruante se nuk rekomandohej për të që të udhëtonte në moshë të vogël. Kaluan vite dhe mora ftesën e martesës së vajzës. Më pas edhe djali u rrit dhe duhej të shkonte në kolegj. Ndërkohë që gjithë kohës kisha në mendje udhëtimin që kisha ëndërruar. Pasi djali shkoi në kolegj, isha gati për të ikur, por zemra ime nuk ishte në formë aq sa të përballonte udhëtimin.

Kështu, fillova të kujdesesha për nipërit e mbesat e mia, dhe e kisha harruar punën e udhëtimit ose më saktë e kisha pranuar humbjen. Por mrekullia ndodhi shumë shpejt. Gjatë festës së ditëlindjes time të 65-të, fëmijët më bënë një dhuratë, një paketë të plotë nga agjencia e udhëtimeve. Ndjeva një emocion të madh.

Unë jam Saniya Sagitova dhe deri tani kam vizituar shumë vende të botës. Duhet të dini se nuk është kurrë vonë për ti lejuar vetes lumturinë. /Tirana Post/

https://www.facebook.com/kamicomph/videos/956906567820499/

SHKARKO APP