Histori për film! Përplaset varka, 8 persona ndërrojnë jetë. 4 të mbijetuarit detyrohen të ushqehen me…

Një varkë me 12 persona në bord është përplasur me një shkëmb në paqësor dhe si pasojë 8 persona kanë ndërruar jetë, teksa katër të tjerë kanë mundur që të dalin në breg në një ishull të vogël.

Të mbijetuarit përfshijnë një vajzë rreth 12 vjeçe, një grua, një djalë në të 20-tat dhe një burrë të cilë tishin nisur nga ishulli Bougainville më 22 dhjetor të vitit që lamë pas.

Grupi kishte menduar për të festuar së bashku Krishtlindjet në Ishullin Carteret, rreth 62 milje larg nga vendi ku u varka e tyre u përfshi në incident. Survivor Dominic Stally tha se varka e vogël me të cilën udhëtonin u përmbyt pas një përplasje të fuqishme me një shkëmb.

“Ne nuk mund të bënim asgjë me trupat e tyre të vdekur, thjesht u detyruan që ata t’i hidhnim në det. Një çift ka vdekur dhe kanë lënë pas foshnjën e tyre, unë u kujdesa për fëmijën por fatkeqësisht dhe ai vdiq disa kohë më vonë”, u shpreh Stally për mediat e huaja.

Burri u shpreh se grupi mbijetoi duke ngrënë arra kokosi, ndërsa për të pirë improvizuan një tas dhe e mbushnin atë me ujë shiu. Më tej ai shtoi se shumë anije peshkimi kalonin aty pranë por nuk arrinin që t’i shikonin. Ata u gjetën në datën 23 janar në afërsi të Kaledonia e Re pasi kishin ecur për rreth 2.000 mijë km nga destinacioni i tyre fillestar.

SHKARKO APP