Historia/ “Nëse kam armë, jam gati t’i dal përballë”. Si i futi në sherr vëllezërit Hallulli testamenti i nënës

Në studion e emisionit me “Zemër të Hapur” në News 24 me autore Evis Ahmetin u trajtua sot historia konfliktuale e vëllezërve Hallulli, një konflikt i cili nisi në vitin 2009.

Pas vdekjes së nënës së vllezërve Hallulli, u çel një testament. Brenda këtij testamenti shkruhet se: E ndjera Sanije Hallulli i lë me vullnetin e saj të lire, djalit të saj Riza Hallulli një shtëpi banimi me katër dhoma si dhe një sipërfaqe toke në fshatin Bago të Kavajës dhe gjithë pjesën që trashëgon nga bashkëshorti, i ndjerë Ramazan Hallulli. Në këtë testament ka përjashtuar çdo trashgimtar tjetër. Por çfarë ndodhi me vëllezërit pas vdekjes së nënës dhe në çfarë situate ndodhen sot?

Në studio ishte i ftuar Ramazan Hallulli që tregoi se nga ai moment ishte futur në sherr me të vëllanë. Ata presin përballjen në gjyq, ndërsa i vëllai bëri deklaratën e fortë se ishte gati t’i dilte përballë në rast se do të kishte një armë. Vëllai e akuzoi Ramazanin si mashtrues e falsifikator.

Ramazan Hallulli djali që ka trashëguar pasurinë, tha: “Unë kam ndërtuar dy dhoma gjatë jetesës me nënën dhe babën. Pasi vdiq nëna shkova të hap testamentin, noterja më tha që duhet të plotësoja këto dokumenta. Bëra disa javë që nuk po e gjeja dot noteren dhe proçedura zgjati, u zvarrit. Që në 2003 vëllai i madh nuk ka qenë dakord. Edhe motrat në atë kohë nuk ishin në kundërshtim. Sot konfliktin e kemi me vëllain e vogël dhe njërën nga motrat. Ne patëm konflikt midis nesh madje edhe dhunë fizike. Por kurrë nuk e kam gjetur të drejtën me vëllain tim. Ne po presim vendimin e gjykatës edhe nëse nuk ma jep gjykata atëherë le ta gëzojë”

Bashkëshortja e Razi Hallullit u shpreh: “Kunata ime ka shit tokën dhe ka dhënë lekë për këtë gjë. Ata nuk kanë pyetur për nënën dhe babain”.

Vëllai i Razi Hallullit, “Ai është një mashtrues, ai ka mashtruar nënën dhe motrat. Kam punuar dhe tani jam aty, unë jam invalid, ai nuk ka turp nuk ka as gjykatë as gjyq. Ai është mashtrues me gjithë mashtruesen. Në qoftëse unë dhe familja ime kemi armë apo çfardo tjetër unë jam gati të dal përballë. Ne në datë 23 ne kemi gjyqin. Unë nuk jam në dijeni që nëna të ketë lënë testament, ai mashtron me gjithë gruan. Është bërë çelja e aktit të trashëgimisë dhe jemi të gjithë pjesëtar. Ai gënjen që thotë se nëna ja ka lënë atij të gjithë pasurinë. Ai nuk ka asnjë lloj dokumenti, unë i kam të gjitha . Ai i ka të falsifikuara, ai nuk ka lënë institucion pa mashtruar. Ai i ka fallco ato dokumenta. Ai nuk na do ne, unë i kam dal borxhit por ai është tjetërsuar nga bashkëshortja e tij. Unë jam në rregull me veten time. Unë jam i gatshëm të përballem me vëllezrit dhe motrat”.

SHKARKO APP