Historia/ Nusja e akuzoi për dhunë, vjehrra tregon të “vërtetën” e saj: U rrah jashtë shtëpisë me një burrë me motor, është…

Disa ditë më parë në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News 24 me moderatore Evis Ahmetin u trajtua historia e një 32 vjeçareje Fabiola Gjonçaj, e cila kishte marrë urdhër mbrojtjeje nga vjehrra e saj pasi pretendonte se dhunohej.

Por, pretendim krejt tjetër ka e akuzuara Violeta Gjonçaj. Ajo ishte sot pjesë e emisionit ku tregoi të vërtetën e saj.

Sipas 67-vjeçares Violeta Gjonçaj, pretendimet për dhunë dhe urdhëri i mbrojtjes janë prapaskena që nusja e saj po i bën për t’i marrë asaj shtëpinë ku jetojnë prej 10 vitesh së bashku.

Nusja e akuzoi për dhunë vjehrra tregon të vërtetën e saj:Ajo më futi djalin në burg, është ordinere

Violeta ka një histori mjaft të trishtë. Është rritur në shtëpinë e fëmijës, më pas kur u rrit krijoi familjen e saj por nuk pati një martesë të shëndetshme dhe iu desh që me shumë sakrifica të rritë 2 djemtë e saj.

Ardhja e një nuseje në shtëpi ishte një ndër ëndrrat e Violetës për të pasur një krah në familje, por nuk rezultoi kështu.

“Dera ime është nga brenda. Nuk e kam goditur unë. Ajo hyri dhe përplasi derën. I thashë mos e bëj se i kam ndërtuar vetë. Kjo në moment mori në telefon policinë. Mendova se po tallej. Erdhi policia e mori. Pas një ore më mori dhe mua. Kam nxjerrë konkluzionin se shumë njerëz shkojnë në burg kot. Fukarenjtë e pa përkrahje burgosen. Atë e ka mësuar dikush të më marrë shtëpinë e të më kallzojë. Shtëpinë e lashë hapur. Ajo më kishte hedhur 2 kg oriz nëpër shtëpi që të hapte sherr. por unë ia kam frikë atë, nuk përzihem fare. Ne s’kemi shtet, këtu nuk gjen njeri fakte, cfarë po heq ky popull i shkretë. Djali im ka përfunduar në burg për shkak se nusja ka vjedhur. Për faj të saj djali im ka përfundur në burg. Nuk ke për të parë këtu në emision grua më fatkeqe se sa mua. Ajo Fabjola është ordinere! Unë edhe me pistoletë të më kishte qëlluar, kurrë nuk do veja në polici”,- thotë Violeta Gjonçaj.

“Kur ikën në Gjermani fillimisht u gëzova se ishin mirë. Kur shkova herën e dytë u mërzita. Pashë nusen që iu ndante drogë 4 irakenëve. Djali dhe nusja shisnin hashash. Unë dyshoj se nusja ka fëmijë të tjerë dhe i ka lënë në befotrof”,- shtoi gjyshja.

Sipas saj, ardhja e Fabiolës vetëm se i shtoi problemet dhe shqetësimet. Tani shpresa e fundit e saj është mbesa 8 vjeçare të cilën ajo shpreson që të arsimohet e të rritet në një ambient të shëndetshëm larg nënës së saj.

Evis Ahmeti: A e ke pranuar si nuse?
Jo sepse dyshova që konsumonte drogë. Unë i kam ndihmuar u kam mbajtur vajzën kur ata ishin të arratisur nga policia. Më vjen keq për vajzën se nuk po rritet mirë. E ëma është specialiste vetëm për vjedhje. Ajo bëri vjedhjen e çantës dhe ngaqë djali i erdhi keq për vajzën e mori përsipër fajin që të mos futej kjo në burg.

Evis Ahmeti: Cfarë ndodhi ditën kur ndodhi ngjarja?
Atë nuk e dhunova unë. Dy ditë më parë ajo u rrah jashtë shtëpisë me një burrë me motor. E kanë filmuar kamerat e sigurisë së një supermarket.

Evis Ahmeti: Si ka qenë jeta juaj?
Jam fatkeqe. jam rritur tek shtëpia e fëmijës deri në 12 vjecc. Pasi më mori nga shtëpia e fëmijës dhe më futi në punë. asnjëherë se merrja rrogën. ma merrte mamaja. Vuajta shumë. kur vdiq mamaja më dha dhuratë një dhomë por ma mori vëllai.

(BalkanWeb)

SHKARKO APP