Historike prekëse, mendoni se gruaja mori vendimin e duhur? (VIDEO)

”Jam i dashuruar me një grua tjetër. Do ndahemi bashkë”, i thotë burri gruas ndërkohë që ajo po lante enët e kuzhinës. ”E dija dhe e kam pritur këtë bisedë. Ok, do të jap divorcin”, i thotë gruaja por shton se kjo situatë do ishte shumë e rëndë për djalin e tyre.

Ajo i vë një kusht burrit: ”Le të presim një muaj, që të përgatisim shpirtërisht djalin. Dhe gjatë gjithë këtij muaji ti do më mbash në krah e do më dërgosh në dhomën e gjumit, çdo ditë”. Burri i thotë ok dhe se po e bënte vetëm për djalin.”Ti e di, unë nuk të dua më”. Ditën e parë djali pa babanë duke e mbajtur në krahë dhe u gëzua shumë: ”Yayy, babai po mban mamin në krahë”.

Vjen dita e 30. Burri i shkon gruas nga mbrapa dhe e i vendos duart tek beli ndërkohë që gruaja i thotë se ka humbur peshë.

Kur burri del nga shtëpia merr avokatin në telefon dhe i thotë se nuk e do të vazhdojë me divorcin: ”E kuptova se e dua shumë gruan time”. Ndërsa më pas mori në telefon të dashurën dhe i thotë se do ndaheshin dhe nuk do flisnin më. Shkon në dyqan për ti bërë një buqetë me lule dhe i jep porosi shitësit të shkruaje: ”Do të mbaj në krahë gjithë jetën time”. Kur shkoi në shtëpi djali i del përpara dhe me lot në sy i thotë: Babi, mami ….. ka vdekur.

Aj ndodhej pa jetë në shtratin e saj dhe në dorë mbante një letër: ”E di që nuk e ke vënë re por kam gjashtë muaj që vuaj nga kanceri. Më fal që të detyrova t’më mbaje në krahë, por falë kësaj djali ynë nuk të sheh më si një burrë të keq. Nuk po të akuzoj për asnjë gjë. U lumturova shumë ato ditë. Duhet të jesh edhe ti i lumtur”./Tirana Post/

https://www.facebook.com/viralfox.official/videos/1567881613283572/

SHKARKO APP