Horoskopi 20 mars, ja parashikimi i yjeve për ju
Ne lavdërojmë optimizmin tuaj dhe e mbështesim atë, yjet që veprojnë në shenjën tuaj e bëjnë të mundur. Padyshim që flitet për Hënën në Ujori dhe Diellin që zbarkojnë në shenjën tuaj. Ditë e spikatur për profesionin që do të pjekë aftësitë tuaja dhe do ta bëjë figurën tuaj të vlefshme si një verë e mirë. Mbrëmje me surpriza të bukura, nëse flasim për dashuri.
Demi
Karriera, paratë dhe suksesi personal do të jenë temat e preferuara të fatit! Ju mund të merrni një propozim që mund të ndryshojë këndvështrimet tuaja, të zgjeroni horizontet tuaja dhe t’ju bëjë të rriteni në treqind e gjashtëdhjetë gradë. Tërheqje e madhe në çift, me një aluzion të xhelozisë.
Binjakët
Ditë e rëndësishme nga pikëpamja profesionale: puna do të rritet dhe mbi të gjitha do të përmirësohet në cilësi. Do prisni momente pothuajse ngacmuese, pavarësisht nëse jeni aktiv në tregti apo në sektorin e turizmit. Besimi do të jetë i ëmbël dhe i plotë me të dashurin tuaj; do t’ju lejojë të lehtësoni shqetësimet dhe tensionet tuaja. Do të ndiheni të kuptuar dhe të mbështetur fort!
Gaforrja
Falë Hënës që kalon në fushën e tetë, emocionet dhe ndjenjat ju përfshijnë shumë në ambjentet e punës. Nëse në çift e keni degjeneruar disi marrëdhënien, është e nevojshmë të punoni fort për të. Nuk është diça e re, ju është bërë forcë zakoni. Misteri, fshehtësa, intriga do ju japë atë që ju ka munguar të dyve në çift. Hapini sytë mirë në punë.
Luani
Do përjetoni pak acarim në marrëdhëniet private dhe profesionale. Nëse jeni çift, nuk do dini si ta merrni partnerin me të mira dhe në fund do të humbni durimin. Në punë, një gabim i së kaluarës del vetëm tani, duke ju detyruar ta paguani. Sidoqoftë, ditë e paharrueshme për beqarët: një takim nuk do t’ju bëjë të flini natën!
Virgjëresha
Marsi ju garanton energji në sasi të madhe, por ju rrezikoni t’i shpërndani ato duke dashur të kryeni shumë projekte në të njëjtën kohë. Mos vazhdoni të talleni me dashuritë e vjetra: kontaktet e rilidhjes mund t’ju ekspozojnë në një zhgënjim! Ndryshoni zakonet e vjetra nëse ato nuk janë më të përshtatshme për momentin aktual. Dhimbjet e kyçeve mund t’ju shqetësojnë pak.
Peshorja
Dita e lajmeve, e cila do të pasqyrohet në çdo fushë të jetës tuaj. Pavarësisht kësaj, mos i lini pas dore çështjet e pazgjidhura (profesionale dhe private) që keni zvarritur për ca kohë. Le të flasim për jetën private. Zemra ka nevojë për diçka të re: nëse jeni çift, ndërmerrni nisma edhe nëse i konsideroni ato pak të rrezikshme! Dëgjo një mik në nevojë.
Akrepi
Ju jeni në një gjendje pezullimi, sikur të shikoni një film me veprim marramendës … por me një fund që nuk është aspak i qartë. Hëna në Ujori nuk është shaka: një çështje familjare duhet të adresohet dhe zgjidhet një herë e përgjithmonë! Mjedisi profesional nuk do të jetë negativ, por do të kërkojë një dozë të mirë guximi, vetëbesimi. Mos harroni edhe ju keni lindur për të dashur!
Shigjetari
Ju nuk keni asgjë para që bllokon rrugën tuaj. Por pavarësisht kësaj, ju luftoni pak për të ndërmarrë këtë iniciativë … Lodhuni disi për gjërat që dëshironi të merrni që të bëni dallim nga të tjerët. Nëse dëshironi të largoheni pak nga puna juaj duhet të keni më shumë zell.
Bricjapi
Gjeni kohën për t’u çlodhur pak, mos mendoni gjithmonë për punën dhe problemet: një frymë oksigjeni do t’ju ndihmojë të rivendosni trupin tuaj dhe të riktheheni në paqe me botën. Lajm i mirë për situatën ekonomike që ka tendencë të rritet: Marsi dhe Jupiteri në shenjë ju sponsorizojnë. Nëse jeni në çift rifilloni të zbuloni kënaqësitë reja.
Ujori
Qielli është në dispozicionin tuaj të plotë, ju ndihmon të jeni të ndritshëm dhe të ngjallni simpati. Në punë do të ketë kushtet më të favorshme për një përmirësim të qarkullimit të shumë prej jush, edhe nëse rritja e fitimeve mund të mos jetë e bujshme. Jeta juaj si çift gëzon një moment jetësor: ju jeni një vullkan idesh dhe ata që doni nuk do të mërziten.
Peshqit
Moment reflektimesh të thella për veten tuaj, mbi objektivat që duhet të arrihen, për disa shpenzime të planifikuara për shtëpinë tuaj, për kohën dhe mënyrat e nevojshme për të arritur në rezultate konkrete. Në jetën private do të jeni më pasionantë dhe iniciativë se zakonisht: mund të jetoni momente të zjarrta dhe emocionuese me partnerin tuaj ose ta gjeni veten të përfshirë në aventura dërrmuese.