Horoskopi 26 shkurt, ja parashikimi i yjeve për ju
Dashi
Pothuajse ditë e parëndësishme, ku ju përpiqeni që të gjallëroni gjendjen shpirtërore dhe planet e ditës. Është për të ardhur keq që Bricjapi vazhdon t’ju pengojë në gjërat dhe planet që keni. Do vihet në dyshim besimi juaj. Me të dashurin tuaj do të ndani shumë gjëra, shumë ndjesi dhe shumë qëllime.
Demi
Nëse nuk jeni në humor, diheni se arsyeja është mosmbështetja e Hënës ditën e sotme. Kreativiteti edhe në këtë situatë nuk ju lë vetëm, funksionon për ju edhe gjatë kohës që flini! Në punë lini që imagjinata juaj të dalë e lirë, përpiquni të jepni sugjerime të çuditshme dhe bëni diçka që deri më sot e keni menduar të pamundur. Edhe pse do përballeni me disa probleme në çift, mos u shqetësoni, marrëdhënia është mjaft e fortë.
Binjakët
Mundësi të shkëlqyera për ata që do prezantojnë një projekt në grup, veçanërisht nëse ata punojnë në sektorin e reklamave. Çdo gjë shkon mirë edhe në frontin e dashurisë. Do përballeni me emocione shumë të bukura, do realizoni edhe ëndrrat më të ëmbla që deri më sot keni menduar se janë të pamundura.
Gaforrja
Hëna dhe Marsi duket se janë të gatshëm të provojnë aftësinë dhe durimin tuaj duke rregulluar një seri pengesash gjatë rrugës suaj. Vonesa të mundshme në punë për shkak të detyrimeve të familjes. Në çifte ende diskutime, midis xhelozisë dhe mosmarrëveshjeve, ngjarjeve të papritura dhe disponimit të keq.
Luani
Mundësitë e mahnitshme vazhdojnë, veçanërisht nëse keni lindur në gusht; ju mund të zhvilloni një ide apo një projekt ambicioz, edhe nëse përfshihet ndonjë rrezik i vogël, fitimet do të jenë të shkëlqyera. Në dashuri po jepni më të mirën tuaj për ta bërë partnerin tuaj të lumtur dhe të përdorni armët tuaja më të fuqishme: humorin, inteligjencën, dialektikën dhe mbi të gjitha fantazinë.
Virgjëresha
Një filozofi e re e jetës po ju shoqëron në rrugën tuaj; do të jeni të zënë me ide fituese dhe mendime konkrete. Jo të gjithë do të pajtohen me rrugën tuaj dhe nuk do keni shumë dëshirë për të komunikuar. Çështjet e dashurisë shkojnë në drejtimin e dëshiruar, për aq kohë sa ju jeni në gjendje të respektoni hapësirat e të tjerëve; bëni gjithçka të mundshme për të krijuar një dialog të sinqertë dhe të thellë me partnerin tuaj.
Peshorja
Sateliti i natës do ndërlikojë jetën tuaj! Vështirë të thuhet se si do të përfundojë, por ka shumë të ngjarë në asgjë konkrete dhe me pak tension dhe konfuzion. Dihet se humori juaj është i lidhur ngushtë me nevojat e partnerit. Lini disa angazhime dhe relaksohuni, kujdesuni për veten mirë.
Akrepi
E Mërkurë e qetë, pa ambicie të veçanta për kohën e lirë, të gjitha të bazuara në punë, pazar, punët e shtëpisë dhe kujdesi për veten tuaj. Gjithmonë e këndshme për ju që të kujdeseni për sportin dhe kulturën, duke rezervuar kujdes të veçantë për secilin aktivitet. Çiftet në një lidhje dashurien serioze kanë stabilitet në marrëdhënie, por do i rrethojë një pakënaqësi e vogël.
Shigjetari
Humori është i qetë dhe dita nuk parashikon ndonjë pengesë ose ndryshim në program. Gjithçka shkon mirë, siç e keni planifikuar! Ju jeni të disponueshëm për të tjerët, veçanërisht me ata që tregojnë se vërtet ju njohin thellësisht. Për disa beqarë ka mundësi për takime të reja.
Bricjapi
Ditën e sotmë një lodhje e vogël mund t’ju bëjë të mos ndiheni mirë. Do t’ju duhet që të përqendroheni në qëllimet tuaja dhe të vendosni cilat janë përparësitë! Periudhë jo e lehtë për të gjithë ata që punojnë në një ekip me të tjerët. E njëjta gjë do ndodhë edhe me ata që kanë një biznes familjar. Sfera sentimentale mund të funksionojë, nëse i hapni rrugën partnerit të veprojë.
Ujori
Eufori e tepruar drejt një projekti në të cilin besoni se mund t’ju bëjë që të mos vlerësoni saktë perspektivat e tij të vërteta të realizimit, prandaj përgatituni edhe për një dështim. Jini aq elastik sa të lini mënjanë kërkesat për momentin. Do keni një darkë intime me partnerin.
Peshqit
Sensi i zakonshëm do t’ju ndihmojë shumë, mbase për të lehtësuar ose zgjidhur konfliktet me njerëzit rreth jush dhe për të rivendosur harmoninë. Ka lajme të shijshme në horizont, por jini të durueshëm. Në fushën e dashurisë ju pëlqeni shumë meshkuj. Nëse ata nuk vijnë spontanisht, mos u bëni presion dhe mos u bëni dyshues, por pyetni: asgjë nuk do t’ju mohohet!