Horoskopi – 27 nëntor 2017

Dashi

Po kërkoni një përgjigje që mund ta merrni vetëm nëse përqendroheni në nënvetëdijen tuaj. Gjërat nuk janë aq të ndërlikuara sa duken, ndaj mos e merrni me frikë. Do të gjeni frymëzimin që ju duhet dhe pjesa tjetër e ditës do t’ju shkojë për mrekulli.

Demi

Keni parandjenjën se diçka e keqe do t’ju ndodhë, por duhet t’i besoni fatit tuaj të mirë. Megjithatë, jeni në dilemë. Keni potencial të madh, por që ta përdorni duhet të mendoni më universalisht për energjinë pozitive që duhet të përcillni.

Binjakët

Ndryshime të mëdha po ju ndodhin në aspekte të ndryshme të jetës. Sfida juaj e tanishme është nëse do t’i pranoni këto ndryshime krahëhapur apo do ta keni të vështirë. Qëndroni pranë miqve dhe familjarëve dhe do ta keni më të lehtë.

Gaforrja

Mos u nxitoni, edhe pse sot keni prirjen të reagoni ndaj gjërave me impulsivitet. Tregohuni të durueshëm dhe mos i lejoni situatat t’ju dalin nga kontrolli. Brenda vetes jeni të kuptueshëm dhe tolerantë, ndaj përqendrohuni në këtë aspekt tuajin.

Luani

Të dorëzoheni përpara realizimit të ëndrrave tuaja nuk është një vendim që duhet ta merrni, sidomos tani. Pavarësisht se sa e keqe mund të ketë qenë situata për ju këto kohë, bëni mirë t’i çoni përpjekjet deri në fund. Shumë shpejt do të shpërbleheni.

Virgjëresha

Të mbetesh vetëm te një problem, nuk i përmirëson gjërat, përkundrazi do t’i bëjë edhe më keq. Përpiquni të gjeni një rrugëzgjidhje në vend që të vajtoni për ato që kanë ndodhur. Keni forcën që ju duhet për t’i kapërcyer të këqijat. Ndiqni rrjedhën e ditës.

Peshorja

E keni shumë të thjeshtë të kritikoni pamjen tuaj, por nuk duhet të jeni aq i ashpër me veten. Përpiquni të jeni më optimist dhe të mos shikoni mangësi aty ku nuk janë. Përqendrohuni në anën shpirtërore të gjërave dhe vëreni bukuritë e jetës.

Akrepi

Natyra juaj krijuese nuk rresht kurrë, në çdo aspekt të jetës jeni krijues. Sigurohuni që t’i jepni imagjinatës pak hapësirë që të rritet akoma më shumë. Jini të hapur, të lirë dhe eksperimentoni. Mos e kufizoni veten për asgjë, thyejini kufijtë.

Shigjetari

Dikush që keni pranë do të dojë të ndajë me ju disa sekrete. Mos hezitoni ta dëgjoni, por tregohuni të kujdesshëm që të mos e shpërndani fjalën me ose pa dashje. Jeni personi i besuar i tij për një arsye të vetme, ndaj mos e zhgënjeni.

Bricjapi

Komunikimi shkon përtej fjalëve. Ka mënyra të tjera për të depërtuar te mendja dhe zemra e dikujt. Nëse merrni pak kohë për të menduar, do të gjeni rrugë të tjera për të komunikuar. Provojini me njerëzit më të afërt. Mos qëndroni vetëm, njerëzit kanë nevojë për njëri-tjetrin.

Ujori

Do t’ju jepet mundësia të eksploroni gjëra të panjohura për ju. Jepini vetes pak hapësirë për të bërë aventura, megjithatë me masë. Do të keni nevojë për pushim në pjesën e dytë të ditës. Jeta në çift duket se po ju shkon siç duhet.

Peshqit

Bëjini vetes një dhuratë sot, blini çfarë dëshironi. Është e thjeshtë të përfshiheni në monotoninë e ditës dhe të harroni nevojat vetjake. Telefonojini një miku që keni vite që nuk e shihni dhe kujtoni kohërat e vjetra të argëtimit naiv. Keni nevojë për aktivitet shoqëror.

SHKARKO APP