Horoskopi, e premte 24 nëntor 2017

Dashi

Është e rëndësishme t`i përdorni burimet me kujdes. Vlerësoni përparësitë tuaja. Po luftoni në një punë të vdekur? Kërkoni për një pozicion më fitimprurës. Nëse ju duhet të zhvendoseni diku tjetër për të përmirësuar gjendjen tuaj ekonomike, bëjeni. Bindeni veten se mundeni. Do të ndiheni sikur keni hequr një barrë nga shpatullat. Është thjesht çështje vullneti.

Demi

Do dëgjoni lëvdata, por gjithsesi mos flini mbi dafina, se do të humbisni shumë mundësi. Nëse doni një fitoni një punë të profilit të lartë, duhet të hiqni dorë nga disa aktivitete shoqërore. Të studiuarit për një test, të praktikuarit e aftësive për t`u intervistuar, janë më të rëndësishme sesa festat. Nëse partneri do ankohet për mungesat tuaja të zgjatura, mos u mbroni. Në vend të kësaj, shpjegojini se ç`po bëni dhe propozojini një ftesë për të festuar, kur të arrini fitoren.

Binjakët

Mos i besoni menjëherë dikujt. Një shitës do t’ju do t`ju bindë të bëni një blerje të shtrenjtë. Por shumë shpejt, do ta kuptoni se ky produkt nuk i plotëson pritshmëritë tuaja. Do të jetë e pamundur të merrni një rimbursim. Ruani veten duke i mbajtur paratë tuaja në bankë. Kjo është më e mira që mund të bëni për paratë e fituara me vështirësi.

Gaforrja

Nëse zemra juaj nuk është brenda marrëdhënies që keni, jepini fund asaj sa më shpejt të jetë e mundur. I qëndruari me dikë vetëm sepse ju vjen keq për të, nuk është zgjidhja e duhur. Duhet ta lini të largohet sa më parë. Ai do të gjejë dikë që e vlerëson vërtet. Ju jeni shumë ambicioz dhe do të përfitonit shumë nga një partner, i cili është plotësisht i vetëdijshëm për arritjet tuaja. Gjeni dikë që është i denjë për dashurinë tuaj.

Luani

Po këputeni mes punës dhe shtëpisë, por familja ka nevojë për ju. Pjesëmarrja në lojëra, recitale dhe shfaqje të fëmijës është me rëndësi për vetëvlerësimin e tyre. Nëse shefi juaj dëshiron që ju të shpenzoni më shumë kohë në zyrë, shpjegojini se keni angazhime personale. Në këtë mënyrë do të shmangni një argument të vazhdueshëm. Ju mund të humbisni disa promovime në punë. Po ky është një çmim i vogël për të paguar, për mbajtjen e marrëdhënieve tuaja më të rëndësishme, që janë ato në familje.

Virgjëresha

Kujdesuni të jeni të ndershëm. Një person i ndjeshëm nuk do të jetë në gjendje të durojë kritikat tuaja. Kur ju kërkohet një opinion, sugjeroni një ndryshim të vogël dhe vazhdojeni me një kompliment të sinqertë. Sa më shpejt të dilni nga kjo bisedë, aq më mirë. Jini të sjellshëm, por të fortë kur shpjegoni se nuk keni kohë ose prirje për të dhënë ndihmë. Do të shpëtoni veten nga një dhimbje koke gjigante.

Peshorja

Mos u tregoni të pamatur me shpenzimin e parave. Është më mirë të ruani burimet tuaja sesa t`i shpërdoroni në luks. Duke pasur fonde për një shpenzim emergjent do t`ju lehtësojë një stres të madh. Sa më shumë hapa të ndërmerrni për të mbrojtur pasurinë tuaj, aq më mirë. Gjëja e fundit që dëshironi, është ta kaloni ditën duke plotësuar një raport të policisë kur mund të ishit duke u relaksuar me miqtë.

Akrepi

Nëse keni premtuar më shumë nga sa mund të jepni, pranojeni këtë. Sa më shpejt ta njoftoni tjetrin, aq më mirë është. Kështu mund të bëhen plane të tjera. Pritja deri në minutën e fundit do ta ndërlikojë situatën. Gjithkush bën gabime, por ekziston një dallim mes nënvlerësimit të aftësive tuaja dhe të qenurit i pakujdesshëm. Bëni gjithçka që mundeni për të bërë ndryshime. Jepni një shërbim ose produkt të shtrenjtë falas, edhe nëse kjo do të thotë të humbisni shumë. Ju ndihmon për reputacionin.

Shigjetari

Një projekt që kërkon vëmendje ndaj detajeve ju bën me dhimbje koke. Jeni shumë të mirë në fokusimin e çështjes në tërësi sesa në aspektet e veçanta. Bashkimi me një koleg me sy shqiponje do të jetë i dobishëm. Kur partneri i punës ju sugjeron rishikimin e disa aspekteve të një detyre, duhet të bini dakord. Duke bërë një performancë të përsosur, do të hapni rrugën për detyra më të mëdha dhe më të mira. Këmbëngulja se gjithçka është në rregull, do të rezultojë në mundësi të humbura.

Bricjapi

Derdhja e të gjithë energjive tuaja në një marrëdhënie intime është gabim. Keni nevojë për dashurinë dhe mbështetjen e miqve tuaj. Neglizhimi i tyre do të shkaktojë pakënaqësi të madhe. Qëndrimi njëfarë kohe larg nga i dashuri, do të forcojë dashurinë tuaj dhe nuk do ta dëmtojnë atë. Jeni vetëm? Rezistojini tundimit për të drejtuar miqësinë në ujëra romantike. Megjithëse ju pëlqen ky individ nuk mund të përshtateni me përpjekjet e tij për të kontrolluar çdo aspekt të jetës suaj.

Ujori

Është e vështirë të balanconi jetën personale dhe profesionale. Karriera juaj po zgjerohet shpejt, duke ju lënë më pak kohë për aktivitete të lira. Nuk jeni në gjendje të kënaqni hobin tuaj të preferuar dhe kjo ju dëmton shpirtin. Mos e humbni shpresën. Pasi të fitoni terrenin tuaj në punë, do të jeni në gjendje t`i ktheheni artizanatit, sportit dhe aktivitete shoqërore. Është thjesht një përpjekje për veten. Trajtojeni këtë udhëtim si një maratonë. Kur hasni vështirësi në punë, kërkojini punëdhënësit dhe kolegëve tuaj ndihmë. Do t’ju ndihmojnë.

Peshqit

Kujdes nga të vepruarit si dikush që i di të gjitha. Jini të gatshëm të mësoni nga një individ i çuditshëm. Skepticizmi juaj do të kthehet shpejt në admirim. Kjo gjë do t`ju tregojë se nuk duhet të hidheni kurrë në përfundime të parakohshme për të tjerët. Dikush që duket sikur nuk e ka idenë se çfarë po ndodh, do të bëhet një nga mësuesit tuaj më me ndikim. Ky instruktor mund t’ju frymëzojë edhe për të fituar një diplomë të përparuar.

SHKARKO APP