Horoskopi, e shtunë 16 qershor 2018

DASHI

Dashuria do shkojë mjaft mirë gjatë kësaj dite. Ambienti në çift do jetë i ngrohtë dhe mjaft harmonik. Shfrytëzojeni sa më shumë që të mundni. Mundohuni të ulni shpenzimet. Vetëm në këtë mënyrë buxheti nuk do ketë tronditje të mëdha.

DEMI

Ata që janë në një lidhje do kenë surpriza të këndshme gjatë gjithë ditës. Partneri do ua bëjë qejfin për gjithçka, prandaj shfrytëzoni çdo moment. Financat duan më shumë kujdes dhe maturi. Mos shpenzoni pa menduar sa e keni buxhetin.

BINJAKET

Për të qenë të lumtur me partnerin duhet të bëni disa lëshime të vogla. Mos kërkoni gjithmonë që të dalë e juaja sepse do keni mosmarrëveshje. Financat nga ana tjetër do jenë të stabilizuara.

GAFORRJA

Çiftet do kalojnë një ditë normale vetëm se nuk do kenë asnjë zënkë me njëri-tjetrin. Në sektorin financiar do jetë Saturni ai që do iu mbështesë dhe do iu ndihmojë të vendosni ekuilibrin.

LUANI

Çiftet më në fund do mundin të jenë të lumtur. Bashkëpunimi dhe komunikimi do mbizotërojë gjatë gjithë kohës. Në mbrëmje priten disa momente të zjarrta. Financat do jenë në përgjithësi të mbrojtura.

VIRGJERESHA

Jupiteri do merret sot me jetën tuaj në çift dhe do iu duket sikur po kaloni një muaj mjalti. Klima në sektorin financiar do jetë e dyzuar. Duhet të tregoheni më të matur dhe më të kujdesshëm se më parë.

PESHORJA

Jeta në çift nuk do jetë aspak e mirë gjatë kësaj dite. Do keni debate të shumta me partnerin dhe nuk do ndiheni rehat pranë tij. Flisni dhe shprehini gjithçka. Financat do jenë të qëndrueshme, por për të bërë më tepër shpenzime duhet të prisni.

AKREPI

Gjatë kësaj dite dashuria nuk do jetë në qendër të vëmendjes për çiftet. Do keni shumë gjëra të tjera me të cilat do merreni dhe do i lini ndjenjat pas. Në planin financiar yjet parashikojnë sukses.

SHIGJETARI

Ambienti në çift do jetë shumë i ngrohtë gjatë kësaj dite. Do kaloni më shumë kohë pranë atij që dashuroni dhe do i shprehni më tepër ndjenjat. Financat do kenë përmirësime të ndjeshme.

BRICJAPI

Në planin e ndjenjave pritet që gjithçka të shkojë më së miri. Do i kushtoni rëndësinë e duhur atij që keni në krah dhe do përjetoni kënaqësi të veçanta. Influenca e yjeve do jetë pozitive tek sektori i financave.

UJORI

Do jeni më tepër xhelozë sesa duhet sot dhe kjo mund të sjellë mosmarrëveshje me partnerin. Mos e teproni sepse çdo gjë e ka një kufi. Financat do jenë të qëndrueshme dhe nuk do keni as problemin më të vogël.

PESHQIT

Do e keni të vështirë sot t’i qëndroni besnik personit që keni në krah. Do kërkoni më tepër liri, por kur ta humbi partnerin do ndiheni bosh. Në planin financiar do tregoheni shumë të kujdesshëm dhe nuk do nxitoheni të bëni shpenzime.

SHKARKO APP