Horoskopi javor 27 nëntor deri në 3 dhjetor

Dashi

Këtë javë vëmendja do të jetë drejt realizimit të pritshmërive tuaja ose premtimeve që lidhen me njerëzit e lindur nën shenjën e Demit, Bricjapit ose Virgjëreshës. Monitoroni me kujdes marrëdhëniet financiare me njerëz të lindur nën shenjën e Luanit, Dashit ose Shigjetarit. Në përgjithësi, java do të jetë e dobishme për çështjet tuaja financiare, por mosmarrëveshjet apo konfliktet që lidhen me paratë nuk përjashtohen. Ka një shans, megjithëse i vogël, për të marrë para të papritura, të cilat do të shkaktojnë zili ose dëme të dikujt. Gjatë kësaj jave duhet të jeni të kujdesshëm me dokumentet tuaja personale, me informacionin konfidencial ose me korrespondencën tuaj personale që janë në rrezik për ndonjë lloj humbjeje ose abuzimi.

Demi

Kjo javë mund t’ju habisë me një përfitim të papritur për shtëpinë ose familjen tuaj. Mund të habiteni edhe nga ngjarje që lidhen me angazhimin, martesën ose histori të tjera, të mëdha familjare. Është e mundur që një ngjarje e tillë të ketë lidhje me festat e ardhshme të dhjetorit, por mund të jetë edhe në listën tuaj për planet në vitin 2018. Gjatë javës mund të përjetoni një ngjarje interesante ose të rëndësishme lidhur me një fëmijë apo të ri të lindur nën shenjën e Gaforres, Akrepit ose Peshqve. Burrat e rinj të shenjës Dem do të kenë angazhime, do të përjetojnë një surprizë apo ngjarje që lidhen me një fëmijë.

Në planin financiar, java do të jetë komplekse, e paparashikueshme dhe problematike për gratë e reja që do të duhet të mbështeten shumë në paratë që aktualisht kanë në llogarinë e tyre bankare.

Binjakët

Këtë javë do të keni angazhime ose do të merrni një vendim për disa prona. Një lajm ose situatë e pakëndshme do të kërkojë një vendim apo veprim shumë të shpejtë që do të jetë kundër mirëkuptimit ose vullnetit tënd. Java do të jetë e pafavorshme për veprimet që lidhen me një institucion gjyqësor ose juridik. Shumë do t’i japin fund një marrëdhënieje ose angazhimi për shkak se duan të nisin diçka të re. Në këtë kuptim, java mund të jetë një kohë mes të mirës dhe të keqes, midis fillimit dhe fundit. Disa prej jush mund të përfitojnë nga një trashëgimi: pronë, pension, qira, etj. Java do të jetë e favorshme për udhëtime për arsye familjare, dashuri ose përvoja romantike. Jini më të kujdesshëm në krijimin e kontakteve të reja me njerëz të lindur nën shenjën e Peshores ose Binjakëve.

Gaforrja

Këtë javë do të ndodhë një riparim i papritur në shtëpinë tuaj, ose do të hasni disa probleme që i keni injoruar deri më tani. Puna juaj ose e një personi në shtëpinë tuaj do të jetë shkak për një bisedë, për shkak të tensionit që ekziston në vendin e punës.

Ju do të gëzoni lajme ose do të përfitoni nga veprimet e një personi të lindur nën shenjën e Peshqve, Akrepit ose Gaforres. Konfliktet këtë javë mund t’ju sjellin sukses dhe kënaqësi, sepse e drejta është në anën tuaj, por edhe do të kuptoni se sa të pahijshme janë fjalët ose veprimet tuaja. Ngjarje të habitshme mund të priten nga gratë mbi 35 vjeç. Meshkujt mbi 35 vjeç do të kenë një gëzim, ofertë të papritur ose ftesë të veçantë.

Luani

Kushtojini vëmendje të veçantë këtë javë kontakteve me burra, pa marrë parasysh se në çfarë baze do të jenë. Një personalitet i ri do të luajë një rol në jetën tuaj, i cili nuk duhet të neglizhohet. Një rast për gëzim, mbledhje ose festë do të jetë fëmijë ose një i ri nga rrethi i të afërmve tuaj. Shumë do të gëzojnë lajme në lidhje me amësinë e ardhshme ose lindjen e një fëmije. Pavarësisht nga zhvillimi i ngjarjeve pozitive gjatë javës, shumë prej jush nuk do të jenë në gjendje t`i rezistojnë një ankthi të brendshëm ose frike. Për disa prej jush, kjo mund të lidhet me një sekret privat ose biznesi. Të tjerë mund të përjetojnë ndjenja të ngjashme për shkak të mosbesimit apo keqdashjes ndaj një shoku, kolegu ose të huaji. Java do të jetë e favorshme për planifikimin dhe realizimin e çështjeve të ndryshme familjare. Të ardhurat nga buxheti i familjes do të lejojnë që disa prej jush të shpenzojnë para për kënaqësi të vogla.

Virgjëresha

Një nga synimet tuaja të rëndësishme këtë javë do të jetë zgjidhja e një problemi të lidhur me paratë. Mund të shqetësoheni për paratë ose situatën e një dokumenti financiar. Veprimet ose fjalët e pamenduara të dikujt mund t’ju lëndojnë emocionalisht ose të krijojnë siklet në shtëpinë tuaj. Problemet në martesën tuaj mund të bëhen më të thella, sidomos nëse ka ndonjë përfshirje të palës së tretë në një mënyrë apo tjetër. Ju mund të merrni lajme të pakëndshme rreth shtatzënisë së dikujt ose lindjes së vështirë.

Shfaqja e xhelozisë në dashuri do të zgjidhet pas një bisede serioze ose takimi me një person fajtor për një dyshim apo tension të tillë. Java do të jetë e mirë për të udhëtuar dhe mund të jeni edhe me fat në një situatë (nëse udhëtoni për një qëllim të caktuar, si për shembull për biznes). Gratë mbi 35 vjeç do të bëjnë blerje të rëndësishme për shtëpinë ose për veten e tyre.

Peshorja

Kjo javë mund të jetë mjaft e paparashikueshme. Do të habiteni nga lajmet e largëta, të lidhura me amësinë e ardhshme ose lindjen e një fëmije. Këtë javë, ngjarje të ndryshme, lajme ose sugjerime mund t’ju bëjnë të mendoni ose të merrni një vendim për punën ose profesionin tuaj. Është e mundur që ngjarje të tilla t`ju nxisin të konsideroni disa ndryshime në planet tuaja të karrierës për vitin 2018. Një sugjerim lidhur me biznesin ose punën shtesë mund të jetë një arsye për të biseduar me miqtë.

Nëse jeni përfshirë në një padi këtë javë, mos u mbështetni në premtime ose informata që merrni nga një njeri. Gjatë javës, ju mund të merrni ose të jepni para, nëpërmjet një kontrate ose marrëveshje ligjore. Meshkujt mbi moshën 35 vjeç duhet të jenë të kujdesshëm nëse kanë nevojë të marrin një vendim të rëndësishëm këtë javë.

Akrepi

Këtë javë përparësitë tuaja më të rëndësishme do të lidhen me jetën e dashurisë. Gjatë javës, mund të përjetoni zhgënjim lidhur me cilësinë e pajisjeve ose mobiljeve që keni blerë më herët. Mund të keni probleme me garancinë për një blerje të tillë ose gjetjen e një dyqani riparimi. Gjatë javës, një ngjarje e rëndësishme që përfshin nënën, gjyshen, motrën, ose një të afërm të ngushtë mund të jetë një arsye për t`u mbledhur në shtëpinë tuaj me të afërmit dhe miqtë. Është e mundur një vjedhje ose humbje parash në rrethin tuaj të të afërmve. Një aksident i papritur që përfshin një person që njihni do t’ju shqetësojë shumë. Kjo javë do të jetë e rëndësishme për zhvillimin e një problemi shëndetësor dhe trajtimin e dikujt në rrethin tuaj të të afërmve të ngushtë.

Gratë mbi 35 vjeç do të kenë gëzim në shtëpinë e tyre, lidhur me zgjidhjen e një problemi të rëndësishëm ose suksesin e një anëtari të familjes. Ju do të keni një javë të mirë për të realizuar plane që lidhen me një shtëpi apo pronë.

Shigjetari

Këtë javë do të keni më shumë probleme emocionale në familjen tuaj. Disa do të jenë rezultat i ngjarjeve ose vendimeve të së shkuarës që kanë komplikuar problemin specifik. Jeta juaj dashurore mund t’ju befasojë me një njohje të re me dikë nga një qytet apo vend tjetër. Gjithashtu mund të habiteni nga propozimi që do të merrni nga partneri aktual. Nëse keni ndonjë plan për një blerje, mund ta shtyni për një kohë. Diçka që ka gjasa të ndodhë do të krijojë për ju një zhgënjim, problem apo komplikime të tjera. Një konflikt pune mund t’ju provokojë që të merrni vendime shumë emocionale. Ka edhe probabilitet të largoheni fare. Kjo javë do t’ju kënaqë me një takim apo informacion që do të merrni nëpërmjet një burri. Gjatë javës do të jeni në gjendje të gjeni një zgjidhje për problemet që keni me një person të lindur nën shenjën e Bricjapit, Demit ose Virgjëreshës. Një njohje e re mund të jetë çelësi për zgjidhjen e një problemi të rëndësishëm për ju.

Bricjapi

Këtë javë, do të keni një udhëtim ose kontakte me miqtë që jetojnë në një qytet apo vend tjetër. Arsyeja për ngjarje të tilla mund të lidhet me një plan të rëndësishëm që ju do të dëshironi ta realizoni deri në fund të këtij viti ose në fillim të vitit 2018. Gjatë javës mund të merrni një mbështetje apo sugjerim të papritur nga një grua. Në rast se jeni i përfshirë në një padi do të prisni rezultate të favorshme. Është e mundur që një grua e re (vajza, motra ose mbesa), të ketë një problem financiar dhe të kërkojë ndihmë nga ju. Java do të kërkojë veprime dhe angazhime specifike në lidhje me një bir ose nip. Në përgjithësi, do të jetë më komplekse sa i përket parave dhe buxhetit të familjes. Jo gjithçka mund të parashikohet, kështu që vëmendja juaj duhet të maksimizohet. Mbi të gjitha shmangni premtimet ose propozimet për para. Edhe nëse i njihni njerëzit specifik, disa gjëra mund të bëhen të paparashikueshme.

Ujori

Këtë javë mund të zhgënjeheni nga blerjet që keni bërë për një fëmijë apo një mbesë. Do të përballeni me tendosje të madhe në vendin tuaj të punës, por në përgjithësi do të prisni rezultate pozitive, sukses dhe fat të mirë në kontratat e reja. Gjatë javës do të keni një marrëdhënie premtuese me një grua që do të diskutojë plane të ndryshme që lidhen me paratë, investimet, blerjen ose shitjen. Mos u lëkundni për sukseset që mendoni se keni arritur. Shumë njerëz në jetën tuaj të përditshme këtë javë do t’ju sjellin shumë informacione që do të duhet të mendoni dhe konsideroni se çfarë është e rëndësishme dhe çfarë mund të jetë e dobishme për ju në të ardhmen. Mos nxitoni të reagoni ndaj lajmit të keq sepse shpejt mund të ketë zhvillim të kundërt, pozitiv.

Një lajm për një vjedhje ose vdekjen e dikujt që njihni nuk do t’ju habisë, sepse e dinit paraprakisht.

Peshqit

Këtë javë brengat ose shqetësimet tuaja kryesore, do të lidhen me udhëtimin ose me njerëz që jetojnë në një vend tjetër. Java do të jetë e ndërlikuar dhe e paparashikueshme nëse do ju duhet të udhëtoni.

Jeta e dashurisë do të zhvillohet normalisht, si nëse jetoni me partnerin nën një çati, ashtu edhe nëse jeni larg nga njëri-tjetrit. Do të keni biseda të rëndësishme për të ardhmen tuaj, me të gjithë duke shkuar në një drejtim tjetër, te familja, fëmijët, shtëpia, puna, etj. Nëse keni pësuar një ndarje në familje, këtë javë mund të keni takime dhe biseda për pajtim.

Do të jeni në gjendje të arrini sukses, ose të kaloni një provim të suksesshëm, në sajë të ndihmës së një burri. /Tirana Post/

SHKARKO APP